Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Shteti aksioner 33%, synohen të krijohen 12 mijë vende pune

2022/11/24 at 1:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Shteti aksioner 33%, synohen të krijohen 12 mijë vende pune

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj prezantoi ditën e sotme në Kuvend projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit.


Në fjalën e saj, nga foltorja Ibrahimaj u shpreh se kontrata përfundimtare parasheh se shteti është aksioner 33 për qind dhe ka të drejtën e vetos për çdo vendimarrje të rëndësishme.

Ndër të tjera, ministrja tha se ky projekt do të sjellë 12 mijë vende të reja pune.

“Sot kam privilegjin të prezantoj projektin më madhor të Portit të Durrësit. Me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat, ky është një dashakeqësi, tumnajë jo gjysmë të vërtetash, por një tymnajë gënjeshtrash të cilat synojnë që t’i serviren si biseda kafenesh.

Ne prezantojmë një projekt investimi, ky nuk vjen i vetëm, investimet janë rritur në 35 për qind në krahasim me një vit më parë. Shqipëria sot ka bërë një progres. Projekti që po ju paraqes është rasti më ekselent që synon zhvillimin e zinxhirëve të vlerave përmes transformimit të Durrësit. Ky projekt nuk është më i madhi vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon që kap vlerën e 2,1 miliarë eurove. Synohen të krijohen 12 mijë vende pune dhe këtu po flas për ndikimin direkt të projektit, me punësimin në biznese apo njësi shërbimesh.

Ne sjellim para jush një kontratë të mirënegociuar që përkthehet në zhvillim ekonomik me rëndësi rajonale, me rritjen e vlerës së pronës. Ne kemi negociuar për më shumë se 1 vit, ne kemi pranuar vetëm 5 kërkesa. Këto negociata kur nisën shteti ishte aksioner me 19 për qind dhe kontrata u mbyll me 33 për qind. Aksionet nuk do të ndryshojnë në asnjë moment sepse kemi të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje të rëndësishme.

Transformimi i Portit të Durësit vjen si nevojë e pavarur për transformimin e infrastrukturës portuale. Përparësi e dhënë për zhvillimin e ekonomisë blu kërkon që Porti i Durrësit të kthehet porti kryesor në rajon, ky është vizioni jonë. Në fazën e parë do të funksionojë si port tregtar, në vijëmsi si një port që mund të ofrojë shërbime anijeve që të qëndrojnë më gjatë dhe të gjenderojnë të ardhura.

Ne kemi negociuar gjatë për të mbajtur fort interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Projekti i parë ku qeveria shqiptare bëhet aksionere. Kam bindjen e plotë se do të ngrihemi dhe do t’i hapim rrugë një prej investimeve më të mëdha në rajon.”, u shpreh Ibrahimaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
Kryesore

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

15 Janar, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 15 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 15 janar 2026

15 Janar, 2026 8:29 am
Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Para
Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon

Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon

Video/Rama i reciton poezi opozitës në Kuvend: Gomaricat vijnë vërdallë

Video/Rama i reciton poezi opozitës në Kuvend: Gomaricat vijnë vërdallë

Porti i Durrësi/Rama:Porta më e rëndësishme hyrëse nga deti e krejt Ballkanit Perëndimor

Porti i Durrësi/Rama:Porta më e rëndësishme hyrëse nga deti e krejt Ballkanit Perëndimor
















TE FUNDIT

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
15 Janar, 2026

Një agjent federal qëlloi dhe plagosi një emigrant në Minneapolis, në qytetin ku një oficer i imigracionit vrau një grua...

Lexo më shumë

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve

Rama foto nga Emiratet e Bashkuara: Vendosen piketa bashkëpunimi mes dy vendeve
15 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 janar 2026

Parashikimi i motit, 15 janar 2026
15 Janar, 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre....

Lexo më shumë

Horoskopi, 15 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Janar, 2026

Dashi- Konflikte të njëpasnjëshme sot ndërsa shfaqni dëshirë të madhe për të kundërshtuar. Ndaj duhet të bëni kujdes për të kaluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com