Drejtori i portit të Durrësit Pirro Vëngu tha në emisionin “Opinion” se në Porto Romano do të spostohet vetëm aktiviteti industrial i portit të Durrësit dhe jo transporti i pasagjerëve.
Vëngu tha se në 31 vite shteti ka investuar 140 milionë euro tek kalatat, ndërkohë që vetëm nga ky projekt llogaritet një investim 274 milionë euro në infrastrukturë.
“Nuk do spostohet porti, por aktiviteti industrial. Përfitimet do i kenë 33% shteti dhe 67% privati. Të gjitha kalatat 2.8 km e gjatë dhe 30 metër në thellësi mbeten në pronësi të shtetit, baseni mbetet pronësi e shtetit, kanali mbetet pronësi e shtetit. Shteti pa hedhur asnjë qindarkë përfiton gjithë rehabilitimin e kalatave, rehabilitimin e mjejdisit, përfiton gjithë mjedisin. Në 31 vite shteti ka investuar 140 milionë eruo. Vetëm nga ky projekt kemi një investim 274 milionë euro në infrastrukturë”, tha Vëngu./Opinion.al