Kryesore

Porti i Durrësit, Berisha: Rama po ndërton apartamente për klientelën e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 24/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj projektit të Portit të Durrësit, të cilin e cilëson aferë korruptive ku është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Nga foltorja e Parlamentit, Berisha tha se Rama po ndërton 12,600 apartamente për klientelën e tij dhe jo për qytetarët e Durrësit.

Sipas Berishës, seleksionime do të ketë edhe për qytetarët të cilët do të futen për plazh në zonat që preken nga projekti.

“Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me atë të dytën, kjo e portit janë siameze. Sepse të dyja shkelin çdo ligj, procedurë e çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar. Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugallet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju. Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare. Ti që erdhe këtu e cicëron: a nuk deklaroi kryetari yt me qindra herë se portin do ta ndërtojë Emari? Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri? Kush? Edi Rama do të grabisë portin ekzistues, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me mundin, djersën e taksat e tyre. Ua them se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, kurse Rama merr Portin e Durrësit e ndërton 12,600 apartamente bashkë me klientelën e tij. Seleksionojnë qytetarët që hyjnë e dalin në plazh. Klientela e zengjinëve, durrsakët të dalin në ndonjë kodër që të shohin ç’po ndodh aty”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas