Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin

2025/06/23 at 11:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Portali E-Legjislacioni, Spiropali: Një hap i ri për të afruar qytetarin me Kuvendin

Platforma E-Legjislacioni, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të procesit ligjvënës në Shqipëri. Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e lançimit të portalit.


Spiropali theksoi se portali digjital do të rrisë transparencën, do të përfshijë qytetarët në procesin legjislativ dhe do të unifikojë të gjitha ndryshimet ligjore në një version të vetëm.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin me OSBE-në, BE-në, Zvicrën dhe parlamentet e vendeve të tjera si Skocia dhe Italia, si dhe kontributin e stafit të Kuvendit në ndërtimin e këtij sistemi.

Portali pritet të sjellë një proces më të hapur, më të aksesueshëm dhe më të besueshëm për publikun dhe institucionet.

Fjala e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali

Fjala e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në takimin për lançimin e portalit E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë:

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë, medias,

Zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi për mua të jemi sot së bashku, dëshmitarë të një progresi domethënës në modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit, lançimin e portalit E-Legjislacioni. Në një kohë kur bota përballet me sfida të mëdha të digjitalizimit, të transparencës dhe të përfshirjes qytetare në vendimmarrje, Shqipëria ka zgjedhur të jetë në anën e duhur të zhvillimit dhe Kuvendi i përgjigjet kësaj tendence të kohës.

Me këtë platformë, ne hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet. Kemi ndërtuar një mjet për modernizimin dhe digjitalizimin e procesit më të rëndësishëm parlamentar, ligjbërjes, si një kontribut për avancimin e transformimit demokratik të shoqërisë. Nuk po miratojmë thjesht përdorimin e një teknologjie të re, por një cilësi të re të procesit legjislativ.

E nënvizoj këtë sepse E-Legjislacioni është më tepër se një program kompjuterik. Është zbatimi i një vizioni të ri për një proces ligjvënës më cilësor, më efektiv, më të hapur, më të aksesueshëm nga publiku dhe më të besueshëm.

Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë.

Për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi akte ligjore të konsoliduara, që përmbajnë të gjitha ndryshimet ndër vite, në një version të vetëm e me qasje për të gjithë.

Kjo do të mbështetet nga një proces i avancuar kërkimor, përmes metadatave të shënjuara sipas standardeve më të sofistikuara ndërkombëtare për hartimin e dokumenteve ligjore. Ndërlidhja institucionale ndërmjet Qeverisë, Kuvendit, Presidencës,, Qendrës së Publikimit të Fletoreve Zyrtare dhe institucioneve të tjera do të sigurojnë transferim uniform dhe të sigurtë të dokumenteve.

Përveç të tjerash, ky proces do të mundësojë një rritje cilësore të transparencës, duke u krijuar mundësi qytetarëve, grupeve të interesit, vëzhguesve të jetës parlamentare, medias dhe studiuesve të ndjekin historikun e plotë të hartimit të një akti ligjor, që nga propozimi i tij, diskutimet, amendimet, deri në formën përfundimtare, e cila votohet në Kuvend. Prandaj portali që lançojmë sot nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një ndryshim thelbësor në mënyrën se si hartohet, diskutohet dhe miratohet legjislacioni në Shqipëri. Përmes këtij sistemi të ri, procesi ligjvënës përveçse më transparent, bëhet edhe më gjithëpërfshirës.

Në thelb, E-Legjislacioni, si një sinergji mes digjitalizimit dhe demokratizimit, është një ftesë për pjesëmarrje, pasi qytetari i informuar, i përfshirë dhe kontribues është baza e një demokracie funksionale. Kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të inmteresit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.

Është kjo një mënyrë për të ndërtuar besim dhe për t’i thënë qytetarëve: “Ne jemi këtu, po ju dëgjojmë! Dhe nuk po ju dëgjojmë për çështje dytësore, por thelbësore, për hartimin e ligjeve.” Në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin e përshpejtuar në Bashkimin Evropian, përputhshmëria me standardet më të mira ligjore dhe të qeverisjes së hapur është më prioritare se kurrë.

Prandaj portali E-Legjislacioni është një shembull konkret i përkushtimit tonë për të ndërtuar institucione më efikase, më të hapura dhe më të afërta me qytetarin. Është një provë se Kuvendi jep shembullin e modernizimit të proceseve të funksionimit të tij, në koherencë me proceset dhe procedurat e parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Portali është një përballje direkte dhe konkrete me sfidën e shndërrimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në një parlamentet me standartet e parlamentit të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

Kjo platformë është ndërtuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, financuar nga Qeveria e Zvicrës, si dhe me përkushtimin e stafit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka qenë promotori dhe zbatuesi kryesor i këtij projekti. Vlerësoj si shumë të rëndësishëm në këtë proces mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Parlamentin Europian, duke u nisur nga fakti qe standarti i zbatuar ne procesin e e-Legjislacioni nga Kuvendi i Shqiperise bazohet në të njëjtin standard. Kuvendi ka ndërtuar një bashkëpunim te ngushtë dhe strategjik edhe me Senatin italian gjate hartimit të platformës E- legislation. Po ashtu, dëshiroj të përmend bashkëpunimin me parlamentin e Skocisë për transparencën dhe gjithëpërfshirjen e publikut në proceset parlamentare.

Nuk jam tekniciene, por për hir të rëndësisë që kanë për funksionimin e tij, më lejoni të nënvizoj edhe disa aspekte teknike të Portalit, ndër të cilat:

Adoptimi i standardeve teknike që e vendosin Shqipërinë përkrah parlamenteve më të avancuara të Evropës.

Digjitalizimi i arkivës parlamentare.

Trajnimi i stafit të Kuvendit, përfshirë juristët, IT-në dhe Arkivën, për përdorimin praktik të platformës përmes editorit Lime.

Ngritja e strukturës së Superuser-ëve, që ka tashmë eksperiencë konkrete në përpunimin e ligjeve me këtë sistem.

Popullimi i databazës me ligjet e viteve të fundit dhe vijimi i punës për ta përditësuar në mënyrë të qëndrueshme.

Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Ka kërkuar ristrukturim, koordinim të brendshëm dhe ndër-institucional, dhe mbi të gjitha, vizion afatgjatë. Për të gjitha këto përpjekje, falenderoj të gjithëve ju që keni kontribuar në këtë proces dhe keni krijuar këtë produkt. Fal edhe përdorimit të inteligjencës artificiale, sistemi ynë i ri do të:

Garantojë akses të lehtë dhe në kohë reale në ligjet dhe aktet në formë të konsoliduar;

Ofrojë kërkim të avancuar dhe ndërveprim ndërmjet institucioneve;

Shfaqë në mënyrë vizuale çdo ndryshim ligjor ndër vite;

Sigurojë gjurmueshmëri dhe historik të plotë të çdo akti ligjor;

Mundësojë publikun, profesionistët, studiuesit dhe gazetarët të kenë një bazë të unifikuar të dhënash ligjore të standardizuar, të qartë dhe të hapur.

Gjatë kësaj kohe, në kuadrin e përgatitjeve për këtë Portal, janë trajnuar dhjetëra ekspertë ligjorë dhe IT, janë përpunuar dhe hedhur në databazë aktet ligjore të viteve të fundit, po digjitalizohen arkivat e Kuvendit për t’i bërë të aksesueshme për publikun, janë ngritur strukturat e reja dhe është garantuar ndërveprueshmëria me sistemet e qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Me këtë platformë të re, ne i themi lamtumirë një procesi të fragmentuar dhe të mbyllur. Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë teknologjike, përmes një sistemi të përbashkët, të sigurt dhe të standardizuar dhe qytetarët kanë një pozicion më influencues në politikëbërje.

Por ky është vetëm fillimi. Platforma do të vijojë të përmirësohet, të zhvillohet dhe të përshtatet sipas nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve dhe institucioneve.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, jo vetëm si përdorues e përfitues, por edhe si kontribues në përmirësimin e vazhdueshëm të tij.

Na pret një punë e madhe për të populluar më tej bazën e të dhënave, për të ndërthurur sistemet, për të edukuar publikun, për të ndërtuar një kulturë të re ligjvënëse, digjitale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Sot, kemi hedhur themelet. Nesër, ndërtojmë më lart, me bashkëpunim, profesionalizëm dhe me besim të plotë se edhe në këtë fushë, si në shumkë të tjera, Shqipëria mund të jetë një model për rajonin dhe më gjerë.

Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e këtij projekti, ekspertët ligjorë e teknikë, partnerët ndërkombëtarë, që me mbështetjen e tyre të vazhdueshme na kanë ndihmuar të ndërtojmë këtë instrument bashkëkohor. Le të ecim përpara me besim dhe vendosmëri drejt një Kuvendi, shteti e shoqërie më transparent, më efikas dhe më demokratik. Ju faleminderit!



Ju sugjerojmë

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
Politikë

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

23 Qershor, 2025 5:30 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

23 Qershor, 2025 5:18 pm
Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
Kryesore

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

23 Qershor, 2025 5:11 pm
Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Bota

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

23 Qershor, 2025 4:55 pm
U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran
Bota

U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran

23 Qershor, 2025 4:46 pm
Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie
Aktualitet

Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie

23 Qershor, 2025 4:42 pm
Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj
Bota

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

23 Qershor, 2025 4:33 pm
Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
Aktualitet

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

23 Qershor, 2025 4:19 pm
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
Aktualitet

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

23 Qershor, 2025 4:09 pm
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

23 Qershor, 2025 3:59 pm
Para
Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë

Portali e-Legjislacioni, Ambasadori i OSBE: Rezultat i një pune të gjatë

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
















TE FUNDIT

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
23 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues...

Lexo më shumë

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
23 Qershor, 2025

Dronët dhe raketat ruse që goditën Kievin dhe rrethinat e tij gjatë natës vranë të paktën 10 persona dhe plagosën...

Lexo më shumë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
23 Qershor, 2025

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. Përmes një...

Lexo më shumë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
23 Qershor, 2025

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com