Aktualitet

Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, SPAK tërheq aktet për Erion Alibejn



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 18/10/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posacme ka tërhequr aktet për Erion Alibejn, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posaçme si organizator dhe porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Ngjarjet kanë ndodhur në 20 dhe 29 korrik të vitit 2020, ndërsa mësohet se tërheqja e dosjes vjen pas dëshmisë së marrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Dëshmitë e Nuredin Dumanit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit të dosjes së Alibejt, Euglen Halili. Halili së bashku me Xhuliano Hoxhën po gjykohen në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, bazuar në deklarimet e mëparshme të të penduarit të drejtësisë, Euglen Halili dhe provave të tjera të mbledhura, prokuroria besonte se porositës dhe organizatori i dy krimeve ishte Erion Alibej, pas dyshimeve se ata ishin përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibejt, në dhjetor të 2018, në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas prokurorisë, në ekzekutimin e Ramazanit, Hoxha dhe Halili kishin pasur rolin e vëzhguesit  të lëvizjeve të viktimës para krimit, ndërsa në vrasjen e Regis Runajt kishte marrë pjesë direkt Euglen Halili.

Sakaq, SPAK do të vijojë hetimin për të zbardhur përfshirjen e tij në krim./Opinion.la

Pas