Aktualitet

“Porositës i 137 kg kokainë”, Gjykata lë në burg Gentian Malindin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 29/10/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Gentian Malindin.

Malindi u kap pas tre vitesh arrati. 46-vjeçari u arrestua nga policia, teksa po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës në Vorë.

Gentian Malindi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019, pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi që u kap në Portin e Durrësit.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Gjatë arrestimit, Policia i gjeti Malindit 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

 

Pas