Kronikë

Porosiste vrasje nga Belgjika në këmbim të mijëra eurove, kush është Kasandër Noga



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 04/10/22 |
Opi Nion

Kasandër Noga, është porositësi i dy ngjarjve të rënda kriminale të ndodhura në vendin tonë. Pas dëshmisë së dhënë nga dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj policia arriti të zbulojë se në periudha të ndryshme kohore, dy vëllezërit janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi për llogari të Kasandër Nogës kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, ngjarje e ndodhur në 4 janar 2022 ku u vra Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Po ashtu ai është porositësi i një tjetër vrasjeje ndaj Arben Maneci (Mërkurit).

Por kush është Kasandër Noga?

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit.  Ai është arrestuar në Austri nga policia belge për një atentat të ndodhur më 11 Qershor të këtij viti ndaj Erion Hasanbelliut, në qendër të Brukselit.  Si pasojë e ngjarjes Hasanbelliu mbeti i plagosur.

Që prej datës kur ndodhi atentati (11 Qershor 2022), ndaj 45-vjeçarit Noga ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar. Ndërkohë lajmi për arrestimin e tij nga policia belge u bë i ditur më 14 Qershor.

Kasandër Noga nga Patosi, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti. Kjo dyshohet të jetë zanafilla e hasmërive mes Nogës dhe Hasanbelliut.

Masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelliu u vunë në ndjekje të Nogës dhe dy vite më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erionin, tentuan të hakmerren.

Në Anversë të Belgjikës, ata ekzekutuan Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën në një lokal të hapur në qytetin e dytë me të madh belg pas Brukselit./Opinion.al

Pas