Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Porosi për vrasje, dora e shërbimit sekret turk në Austri

2020/10/21 at 10:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Porosi për vrasje, dora e shërbimit sekret turk në Austri

Me telefonatat anonime, politikanja e gjelbër austriake me origjinë kurde, Berivan Aslan është mësuar. Edhe me njoftimet kërcënuese, si dhe foton e saj të varur në litar që e mbanin si pllakat në dorë nacionalistët me origjinë turke gjatë marshimeve të tyre.


Por këto ditë, deputetja me origjinë kurde e lindur në vitin 1981 në Turqi dhe e sapozgjedhur si deputete e parlamentit lokal të Vjenës gati nuk del nga shtëpia. Para derës së shtëpisë së saj në Vjenë qëndron një police plotësisht e armatosur. Kur del në rrugë Berivan Aslan shoqërohet nga policia.

Më 12 shtator Berivan Aslan u telefonua nga një numër i panjohur. Telefonata vinte nga Zyra Federale Austriake për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftimin e Terrorizmit, BVT. Një burrë ishte vetëdorëzuar dhe kishte pranuar, se ai me porosi të Shërbimit Sekret Turk, MIT duhej të vriste Berivan Aslan. Feyyaz Ö. në dëshminë e tij kishte pohuar për protokollin, se me këtë dëshmi donte të shpëtonte „veten”. Ai kishte frikë, se nga atentati do të mund të bëhej vetë objekt vrasjeje, prandaj marshoi në zyrat e Vjenës të BVT-së në Schottenring 7-9. Feyyaz Ö. e dinte pra shumë mirë, se ku duhej të drejtohej.

Një rast misterioz vdekjeje

Feyyaz Ö. është 53 vjeç me origjinë turke dhe me shtetësi italiane. Ai ka jetuar për një kohë në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë i përfshirë në një rast të pazbardhur vrasjeje në Maqedoninë e Veriut. Aty bëhej fjalë për vrasjen e një burri, ku të afërmit e venë shumë në dyshim versionin e autoriteteve për vendin e vrasjes dhe kujtojnë rrethanën, se kufoma u gjend e droguar në banesën e Feyyaz Ö. Por zyrtarisht viktima vdiq diku tjetër.

Në marrjen në pyetje, Feyyaz Ö. pranoi se është trajnuar nga MIT dhe se ka kohë që është në pension si agjent. Por më shumë duket se ky person lëviz në zonën gri mes kriminalitetit dhe shërbimit sekret, ai nuk është më aktiv dhe përveç kësaj i shantazhueshëm. Të marra së bashku – një vrasës i mundshëm perfekt.

Autoritetet heshtin

Ndikimi politike i një afere të tillë mund të kuptohet në reagimin e autoriteteve. Në këtë rast heshtja oshëtin. Nga ana e prokurorisë thuhet vetëm se „nuk jepen të dhëna për procesin”. Edhe BVT hesht. Ministria e Punëve të Brendshme austriake pak ditë pas bërjes publike të rastit foli për „një burrë që le përshtypjen e të çoroditurit”, dhe që është dorëzuar. Nuk ka një „skenar të ngutshëm kërcënimi”. Feyyaz Ö. fillimisht ishte i lirë dhe kishte qëndruar në një hotel në Vjenë, vetëm më vonë u lëshua urdhërarresti për të. Tani autoritetet nuk e komentojnë më rastin.

Berivan Aslani u mor në mbrojtje 24 orë qysh nga fillimi, megjithë fushatën zgjedhore në vazhdim, ku politikanja kërkonte një vend në parlamentin lokal. Një nga temat kryesore të saj është integrimi, por edhe prania e qarqeve të partisë AKP të Erdoganit në Europë si edhe e rrjeteve ekstremiste të djathta turke “Ujqit gri” jashtë Turqisë.

Ujqit gri dhe islamistët

Në qershor në Vjenë u zhvilluan për disa ditë trazira dhe luftime në rrugë. Nacionalistët turq dhe islamistët sulmuan demonstratat dhe lokalet e majta. Shpejt u bë e qartë: Sulmet ishin të koordinuara dhe të përgatitura. Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vjenë u fol madje, se shërbimi sekret turk në Ankara ka dorë në trazira. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se ka « të dhëna » për këtë. E pyetur Ministria e Punëve të Brendshme tha vetëm, se po hetohet « për më shumë ».

Strukturat dhe rrjetet e komunitetit me origjinë turke dhe lidhjet e tyre me instanca zyrtare turke janë të paqarta, ashtu si edhe biografia e të vetëdorëzuarit Feyyaz Ö. Sipas tij, koordinatorët e aksioneve në Austri e kanë qendrën në Ballkan. Instruksionet  e tij për porosinë në Vjenë, Feyyaz Ö, sipas pohimeve të veta, i ka marrë në një restorant turk në kryeqytetin serb, Beograd.

Një rrjet i koordinuar

Në Austri janë aktivë vetëm peshq të vegjël, sipas Ö, por që mund të llogarisin me një mbështetje solide. Kurse Berivan Aslan bën fjalë për një „rrjet të koordinuar shumë mirë të xhamive dhe shoqatave”, që nga pikëpamja ideologjike mbulon të gjithë spektrin e djathtë politik në Turqi, që nga ultranacionalistët pak a shumë shekullar deri tek islamistët militantë. Një gjë e tillë u vu re edhe tek trazirat e qershorit në Vjenë: shumë sulmes treguan përshëndetjen e „ujqve gri”, të tjerë thërrisnin parrulla të milicisë terroriste, „Shteti Islamik”, IS.

Berivan Aslan thotë, shumë xhami dhe shoqata kulturore sot „përdoren si degë të partisë AKP”. Në fund njëri zhvillim sjell tjetrin: populizmin e djathtë dhe veçimin në qarqe ekstremiste.

Kërcënimi është realist

„Ata bëjnë për vete njerëzit që qëndrojnë në periferi të shoqërisë”, është e mendimit Berivan Aslan. Kur futen në rrethe të tilla, atyre u jepet ndjesia se, „ti do të jesh në Austri gjithmonë qytetar i klasit të dytë, por pas teje qëndron Turqia e fortë.” Kjo është njëra anë. Tjetra: spiunime, indoktrinime, kërcënime, denigrim, dhunë fizike. Prandaj është e kuptueshme edhe marrja në mbrojtje nga policia e Berivan Aslan. Kërcënimi nga persona të MIT duket se është aq real, sa ç’është i tillë edhe radikalizimi i personave të veçantë.

Pasoja për Ankaranë?

Ministri i Punëve të Brendshme, Nehammer i pyetur për këtë çështje, pa iu referuar Berivan Aslanit tha: “Nëse Erdogani dhe Turqia përpiqen të ngrenë një rrjet të rregullt spiunimi në Austri, atëherë kjo duhet të ketë pasoja.” Por se për cilat pasoja bëhet fjalë kjo nuk është thënë.

“Është fakt që prej vitit 2016 se njerëzit në Austri spiunohen, dhe mbi bazën e kësaj në Turqi njerëzit arrestohen”, thotë Berivan Aslan. Ajo e ka fjalën për arrestime në Turqi të qytetarëve turq që jetojnë në Austri, që nuk kanë pasoja për Ankaranë.

E pikërisht në një gjendje të tillë konfliktuoze, Feyyaz Ö marshon në një drejtori policie dhe dëshmon: Porosinë ai e ka marrë në pranverë. Por lëndimi i këmbës dhe izolimi për shkak të Coronës e shtynë kryerjen e saj. Tani, ka pohuar ai, priste vetëm telefonata finale për të goditur./ DW



Ju sugjerojmë

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Para
Sallabanda: Maskat e bëra vetë pa filtër janë pa vlerë

Sallabanda: Maskat e bëra vetë pa filtër janë pa vlerë

VIDEO/ Burri nga Kosova dëshmon dhunën seksuale nga ushtarët serb

VIDEO/ Burri nga Kosova dëshmon dhunën seksuale nga ushtarët serb

Mjekët: Përdorimi i antibiotikut nuk ka efekt tek Covid

Mjekët: Përdorimi i antibiotikut nuk ka efekt tek Covid
















TE FUNDIT

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
30 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare...

Lexo më shumë

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
30 Janar, 2026

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës...

Lexo më shumë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
30 Janar, 2026

Nga Aurenc Bebja Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit...

Lexo më shumë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
30 Janar, 2026

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com