Aktualitet

Porosi për ekzekutime/Vëllezërit Beqiraj merrin nga 50 mijë deri në 150 mijë € për vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 04/10/22 |
Opi Nion

Dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi për llogari të Kasandër Nogës kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit. Kështu u shpreh policia e Durrësit në një deklaratë për mediat pasi u godit një grup kriminal që kishte lidhje me disa ngjarje të rënda kriminiale të ndodhura më parë në vendin tonë.

Për realizimin e ngjarjes kriminale, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi Erion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë.

Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë Kevin Zeneli, i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

Nga ana tjetër në lidhje me një vrasje të kryer në Durrës, është verifikuar nga ana e policisë se dy vëllezërit kishin krijuar kushtet për finalizimin e saj por ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht duke mbetur pa autor.

Për të dyja ngjarjet porositësi ka qenë Kasandër Noga.

Pas