Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Populli e quan Metën të çmendur”,Braho-mjekëve: Si e vlerësoni gjendjen?

2021/05/14 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Populli e quan Metën të çmendur”,Braho-mjekëve: Si e vlerësoni gjendjen?

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.


Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme, të gjithë anëtarët e komisionit hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët, që do të jenë pjesë e këtij grupi.Ata janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.

Ndërkohë, gjatë diskutimit anëtari Spartak Braho ka pyetur dy anëtarë të tijer të komisionit me profesion mjekë nëse veprimet e Presidentit Meta të krijojnë përshtypjen se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale. Një pyetje e tillë vlerësuese ka ardhur, sipas Brahos prej deklaratave të Metës.

Pjesë nga diskutimet në Komision:
Bushka: Ekspertët duhet të ndihmojnë komisionin, që ka si qëllim shkeljet e Presidentit. Pyetjet që ne gjykojmë se duhet të kenë përgjigje nga ekspertët ligjorë: Cili është roli i Presidentit në një republikë parlamentare si Shqipëria? Cilat janë kompetenca te tij sipas Kushtetutës? Cila është mënyra e ushtrimit të këtyre kompetencave?
Cilat janë, sipas praktikës së Gjykatës sonë Kushtetuese raste të ngjashme, që japin standarde ndërkombëtare, ato kritere që vlerësojnë rëndësinë e një shkeljeje kushtetuese?
Cilat janë përgjegjësitë e Presidentit të Republikës në kuadër të marrëdhënieve me jashtë të shtetit shqiptar?

Duhet të kemi dhe një përmbledhje të rasteve të ngjashme në Evropë apo më gjerë për çështje me natyra të njëjta. Çdo hulumtim i mëtejshëm, çdo kërkim që i shërben veprimtarisë së këtij komisioni, është i rëndësishëm.
Hyseni: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos paragjykuar qëndrimin tonë dhe të këtij komisioni.

Murrizi: Kisha një kërkesë dhe një sugjerim për administratën e Kuvendit. Unë besoj se të gjithë ne jemi deputetë deri më 9 shtator, pavarësisht nëse i pëlqejmë apo jo ndonjë funksionari të këtij shteti. Në të kundërt mua s’ma ndjen hiç. Unë edhe atë që s’e kam qejf, jam i detyruar ta respektoj. Ne nuk bëjmë gjyqe, që the jemi gjykatë, ne do të shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka dhe një organ tjetër që do të gjykojë vendimin tonë. E para, do të ketë një votim në seancë dhe, e dyta, vendimi i atij Kuvendi, me çfarëdo numrash, do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pra, ne nuk kem pse rrimë kaq hermetikë, sikur çfarë po bëjmë. Kam kërkuar edhe herën tjetër, po nuk më ka ardhur, praktikën e shkarkimit të presidentit italian në 1993. Do doja ta merrnim në model. Të na vihet në dispozicion praktika dhe hapat e ndjekur nga Italia në atë vit. Shoh nga përgjigjet e institucioneve, pa dashur t’iu japë zë, ne nuk shoqërojmë njeri me forcë për të ardhur këtu, dhe në fakt as Presidentin, por unë do doja që të kishim këtu në një seancë dëgjimore edhe shefin e SHISH dhe të Policisë së Shtetit. Të mos bëjmë atë lojën e kungulleshkave.
Hyseni: Sa i takon kërkesës për thirrjen në seancë të kreut të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, nuk duhet të nxitohemi, ne ju jemi drejtuar me shkresa. Ju ftoj të gjithë anëtarëve se çdo shqetësim që keni, mund ta thoni dhe ju nisim shkresë këtyre institucioneve. Nëse në përgjigje, shohim që informacioni nuk është i plotë, mund të shohim qëndrimin.

Braho: Unë kam një çështje që kërkon njohuri speciale, por jo të fushës së ekspertimit ligjor. Duke përfituar se ne kemi anëtarë dy mjekë, Stojkun e Bojaxhin, dua të vë në dukje këtë gjë: në sensin e problematikës që unë shoh në leximin e materialeve, kam thjesht merak sqarues. Çështja është kjo: në materialet audio dhe vizive që komisioni disponon në lidhje me deklarimet e presidentit, të krijohet përshtypja se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale, madje ka formuluar dhe akuza për persona të veçantë, drejtues kryesorë të shtetit, të cilët trajtojnë dhe shfaqen si kapërcime logjike të tija. Më 24 prill, presidenti deklaron publikisht “të dashur prokurorë e gjyqtarë, dëgjojeni mirë presidentin, boll dëgjuar përfaqësuesit e Ndraghetas. Nëse jo, një pikë gjak të derdhet nesër, në mos një pik lot, mjerë ju”. “Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Kjo histori ka marrë fund”. “Bablok, shqiptarët e vinë shumë mirë se kush është kurdisur, me qetësi e vendosmëri do të marrësh përgjigjen më 25 prill. Unë do shkoj në shtëpi, ti në psikiatri”. Pyetja është kjo për dy kolegët mjekë: Këto janë çështje shumë specifike për t’i vlerësuar ne si juristë, prandaj shtroj problemin se si e vlerësoni ju gjendjen psiqike të Presidentit?

Hyseni: Nuk është objekt i veprimtarisë së këtij komisioni kjo.

Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor, historia na tregon që në prononcimet publike të individëve të pushtetshëm ka pasur prononcime të gabuara, që kanë qenë gafat më të mëdha në histori. Këto kanë ndodhur në gjithë botën demokratike e më gjerë. Këtu shihet një luhatje emocionale e stresit, që çon në shpërthime dhe vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet. Kjo vjen nga moskontrolli i emocioneve. Nuk do të ishte keq, një këqyrje më e thellë profesionale, që mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzit e pushtetshëm, por edhe për njerëzit e zakonshëm, që stresi emocional, luhatjet e caktuara, ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Në këtë rast, kur kemi disa shpërthime të herë pas hershme, për një kohë të gjatë, mendoj se mund të jenë objekt për t’u marrë në konsideratë.

Braho: Ne duhet të hetojmë edhe shkaqet, kjo është logjike. Pra, nëse këto janë veprime të një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu që është mbërthyer nga emocionet dhe kapërcen. Ne nuk duhet të shmangemi nga analiza e shkaqeve, që e kanë çuar presidentin në këto veprime./Opinion.al

Etiketa: i cmendurkomision hetimormetaPresidentshkakrimspartak braho


Ju sugjerojmë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
Para
Ndërtimet pa leje/Rama:Operacion nga Velipoja në Ksmail,pa asnjë tolerancë

Ndërtimet pa leje/Rama:Operacion nga Velipoja në Ksmail,pa asnjë tolerancë

“Opinion”/ Sa ndikon feja tek shqiptarët!

“Opinion”/ Sa ndikon feja tek shqiptarët!

EMRAT/2 viktima nga aksidenti, kush është oficeri i burgut që humbi jetën

AMF: Si do të zgjidhen dëmet e aksidenteve me vlerë deri në 30 mijë Lekë
















TE FUNDIT

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia e PD-së deklaroi se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
14 Maj, 2025

Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com