Aktualitet

“Popujt që punojnë shumë vlerësohen”, Nikolla pritet nga Papa Françesku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 07/06/22 |
Opi Nion

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Zëvëndëskryetari Agron Gjekmarkaj, u pritën në Audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Në takim ishte e pranishme edhe znj. Majlinda Dodaj, Kreu i Misionit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.

Gjatë takimit Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, vuri në dukje disa nga vlerat e popullit shqiptar dhe theksoi se ndjek arritjet dhe përparimin e Shqipërisë. Ai tha se popujt që punojnë shumë vlerësohen për përpjekjet e tyre.

Duke vlerësuar përpjekjet për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, Ati i Shenjtë theksoi se gratë janë të vendosura dhe të sakrificës dhe shoqëria duhet të bëjë më shumë për ato.

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, e njohu Papën me situatën në Shqipëri, vlerat dhe aspiratat evropiane  të popullin shqiptar dhe shprehu mirënjohjen  e thellë të besimtarëve katolikë dhe të gjithë qytetarëve  për përkushtimin e Atit të Shenjtë  ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

“Shqipëria është një vend i vëllazërisë fetare. Bashkëjetesa harmonike dhe respekti midis besimeve kanë një trashëgimi historike. Ne, shqiptarët, nuk kemi njohur asnjëherë konflikte fetare dhe ky tipar universal është një krenari kombëtare e jona. Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej diplomacisë dhe bashkëpunimit fetar. Ato janë marrëdhënie të fuqishme shpirtërore dhe një frymëzim i madh për besimtarët e qytetarët. Pritja nga Ati i Shenjtë para pak kohësh e drejtuesve të komunitetit mysliman është një vlerësim dhe inkurajim për tolerancën dhe respektin fetar në Shqipëri.”, u shpreh Nikolla.

Kryetarja Nikolla shprehu vlerësimin e mirënjohjen për kontributin e madh të besimtarëve dhe Kishës Katolike për ndihmën ndaj qytetarëve për përballimin e pasojave të tërmetit e pandemisë si edhe për kultivimin dhe mbrojtjen e vlerave të dashurisë, solidaritetit e humanizmit.

Besmitarët katolikë dhe institucionet e Shqipërisë mirëpritën emërimin e Monsignor Arjan Dodaj si Kryeipeshkëv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.

Në përfundim të takimit, Papa Françesku i përcolli Kryetares së Kuvendit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik.

Pas audiencës me Papën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Zëvëndëskryetari, z. Agron Gjekmarkaj,  u takuan me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

 

Pas