Bota

Pompeo i drejtohet Vatikanit: Mos rinovoni marrëveshje me Kinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 20/09/20 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është shprehur në favor të katolikëve në Kinë duke kërkuar bashkëpunim nga Selia e Shenjtë dhe duke mbrojtur katolikët në Hong Kong.

“Dy vjet më parë, Selia e Shenjtë ka arritur një marrëveshje me Partinë Komuniste kineze, duke shpresuar që do të ndihmonte katolikët kinezë. Por abuzimet me besimtarët nga ana e Kinës janë përkeqësuar”, ka shkruar në Tuiter Sekretari amerikan i shtetit duke shtuar se nëse do të rinovonte marrëveshjen, Vatikani do të vinte në rrezik autoritetin e tij moral.

Në qëndrimin e tij, Pompeo citon edhe situatën në Hong Kong, ku katolikët përfaqësojnë disa nga zërat më të fortë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Personalitete si Martin Lee apo Jimmy Lai janë arrestuar, spiunuar dhe torturuar, vetëm me krimin e supozuar se kanë promovuar lirinë”, ka shkruar Pompeo.

Më tej, ai i bën një thirrje të drejtpërdrejtë Vatikanit: “Kemi qenë gjithmonë një zë i fortë për lirinë religjoze në Kinë dhe do të vazhdojmë të marrim masa për të dënuar cilindo që abuzon me bvesimtarët. I kërkojmë Vatikanit të bashkohet me ne në krah të katolikëve dhe besimtarëve kinezë”./Opinion.al

Pas