Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pompeo: Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special

2020/05/27 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pompeo: Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se kishte certifikuar të mërkurën në Kongres se në bazë të ligjit të SHBA, Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special në të njëjtën mënyrë që zbatohej kur territori ishte ende nën Britaninë, përpara korrikut 1997.

Në një deklaratë, Pompeo tha se plani i Kinës për të imponuar një legjislacion të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong ishte “thjesht një hap i ri në një seri hapash që dëmtojnë thelbësisht autonominë dhe liritë e Hong Kongut”.

“Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të pohojë sot se Hong Kongu ruan një shkallë të lartë autonomie nga Kina, duke pasur parasysh faktet në terren”, tha ai.

“Pas studimit të kujdesshëm të zhvillimeve gjatë periudhës që po raportohet, unë i certifikova sot Kongresit se Hong Kongu nuk vazhdon ta justifikojë trajtimin sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara në të njëjtën mënyrë siç zbatoheshin ligjet amerikane ndaj Hong Kongut para korrikut 1997,” tha Sekretari Pompeo.

“Tani është e qartë se Kina po e modelon Hong Kongun sipas vetes së saj,” shtoi ai.

“Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracinë në Hong Kong” i miratuar vitin e kaluar nga Kongresi i SHBA dhe Presidenti Donald Trump, i kërkon Departamentit të Shtetit të certifikojë të paktën çdo vit se ish-kolonia britanike ruan një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar trajtimin e favorshëm tregtar nga SHBA, diçka që e ka ndihmuar Hong Kongun të ruajë pozitën si një qendër financiare botërore.

Në bazë të këtij akti, zyrtarët përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong Kong mund të jenë objekt sanksionesh, përfshirë mohimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

Tani i takon Presidentit Trump të vendosë nëse do t’u japë fund disave, të gjithave ose asnjërit prej privilegjeve ekonomike që gëzon aktualisht Hong Kongu.

Presidenti tha të martën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një reagim të fortë ndaj legjislacionit kinez për sigurinë kombëtare në Hong Kong, reagim që pritet të shpallet para fundit të kësaj jave./ VOA

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Para
Shpronësime në Vlorë, miratohet plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve

Shpronësime në Vlorë, miratohet plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve

COVID-19/ Seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura

COVID-19/ Seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura

Çfarë do të ndodhë me transportin urban? Rama: Shifrat në Tiranë…

Çfarë do të ndodhë me transportin urban? Rama: Shifrat në Tiranë...

TE FUNDIT

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
9 Janar, 2026

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të...

Lexo më shumë

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë...

Lexo më shumë

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
9 Janar, 2026

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com