Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

2025/07/03 at 10:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. “Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë. Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende .

Tusk: “Durimi polak ka marrë fund”

“E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri”, tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një “ndjenjë asimetrie” tek pala polake.

Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të “ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania”.

Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

Politika e migracionit dominon debatet në Poloni

Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati  konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin “kulturave të huaja”, të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një “roje civile” për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. “Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t’i përballojë”, tha Nawrocki për televizionin Polsat.

Test për Tuskun

Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. “Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

Presidenti i ri polak, Karol Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mori në mbrojtje forcën vullnetare të vetëshpallur, e cila patrullon rajonin kufitarFotografi: Aleksandra Szmigiel/REUTERS

Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. “Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza”, thotë ai.

“Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake “More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake. DW

Ju sugjerojmë

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, nis ndërhyrja nga ajri

3 Korrik, 2025 5:18 pm
“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt
Aktualitet

“Je aktor i madh…do dëgjohemi së shpejti!”/Meta i dërgon letër Arben Ahmetajt

3 Korrik, 2025 5:10 pm
Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Para
Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

TE FUNDIT

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, synon të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me talebanët radikalë islamikë në Afganistan për të lehtësuar dëbimin...

Lexo më shumë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon...

Lexo më shumë

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
3 Korrik, 2025

Bashkia e Elbasanit ka ndarë detaje të reja lidhur me zjarrin në landfillin e mbetjeve të këtij qarku, i cili...

Lexo më shumë

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
3 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur dëgjimin e dëshmive, për çështjen 5D. Para trupës gjykuese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com