Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia: Rusia dhe Bjellorusia po përdorin emigrantët për të ndihmuar të djathtën evropiane

2024/06/04 at 5:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Polonia: Rusia dhe Bjellorusia po përdorin emigrantët për të ndihmuar të djathtën evropiane

Një grua somaleze kalon dorën e saj të lidhur me fasho përmes shufrave metalike të rrethimit që ndan Bjellorusinë me Poloninë. Së bashku me katër gra të tjera, ato i mbajnë sytë drejt Bashkimit Evropian.


Gratë tundin kokën me mirënjohje kur një punonjës polak i organizatave të ndihmave u thërret nga përtej kufirit për t’u premtuar se do t’i ndihmojnë. Ushtarët polakë patrullojnë aty pranë.

Pylli i gjelbërt Bialowieza përgjatë kufirit është ndër pikat kryesore të ngërçit mes Bjellorusisë, aleates së saj kryesore Rusisë dhe bllokut evropian prej 27 vendesh anëtare, ku po përjetohet një rritje e numrit të emigrantëve ndërsa të enjten fillojnë zgjedhjet për parlamentin evropian.

ÇFARË KA NDODHUR NË KUFI?

Numri i përpjekjeve për kalimin e paligjshëm të kufirit nga Bjellorusia drejt vendit anëtar të BE-së, Polonisë, janë shtuar në gati 400 në ditë, nga vetëm në disa në ditë, që kanë qenë gjatë gjithë këtij viti, thonë zyrtarët polakë.

Patrullat kufitare polake kanë vënë në dukje gjithashtu një sjellje gjithnjë e më agresive nga disa prej emigrantëve në anën bjelloruse të kufirit. Janë publikuar video me disa nga emigrantët që hedhin gurë, drurë, madje edhe degë që po digjen, drejt forcave polake në anën tjetër të gardhit.

Ka patur raste ushtarësh dhe rojesh kufitare që janë shtruar në spital pasi janë goditur me thika. Të martën e kaluar pranë fshatit Dubicze Cerkiewne, zyrtarët thanë se një emigrant, ndonëse matanë gardhit 5 metra të lartë, goditi me thikë në brinjë një nga ushtarët polakë.

Gjatë viteve të fundit, autoritetet evropiane kanë akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko se përdor emigracionin duke i joshur njerëzit drejt vendit të tij me premtimin e një hyrjeje më të lehtë në BE, krahasuar me udhëtimin e rrezikshëm përmes Detit Mesdhe.

E megjithatë emigrantët vazhdojnë të vdesin; disa janë varrosur në varreza myslimane dhe të krishtera në Poloni.

ÇFARË THOTË POLONIA?

Polonia e shikon valën e re në kufi si një përpjekje të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të ushqyer ndjenjat kundër emigrantëve, gjë që mund të ndihmojë partitë e krahut të djathtë gjatë votimeve evropiane.

Emigrantët kanë bërë rrugëtim të gjatë për në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; disa vijnë që nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Polonia dhe Bashkimi Evropian thonë se emigrantët po përdoren nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Evropën, e cila ka mbështetur Ukrainën në mbrojtjen ndaj sulmit të Rusisë që filloi mbi dy vite më parë.

Një rrethim metalik me kosto prej 405 milionë dollarësh është ngritur përgjatë një pjese të kufirit 180 kilometra të gjatë, gjatë qeverisjes konservatore të Polonisë në vitin 2022. Kjo është një ndër masat ndaj fluksit të emigrantëve që shumë në Evropë dëshirojnë ta ndalin.

Rrethimi kufitar i ka dhënë një fitore partive kundër emigracionit, të cilat shpesh mbështeten nga Rusia.

Tashmë qeveria e kryeministrit Donald Tusk, që mori pushtetin në dhjetor me premtimin e një drejtimi të ri pro-evropian pas tetë viteve të qeverisjes konservatore, është zotuar të shtojë masat e sigurisë dhe ka thënë se duhet të mbrojë kufirin e BE-së.

“Nuk po përballemi thjesht me azilkërkues këtu. Përballemi me një operacion të koordinuar, shumë efikas, për të çarë kufirin polak dhe me përpjekje për të destabilizuar vendin”, tha zoti Tusk javën e kaluar ndërsa vizitoi forcat e mbrojtjes së kufirit.

CILAT JANË SYNIMET POLITIKE?

Sipas Polonisë, skenari i Moskës për ta mbingarkuar Evropën me emigrantë do të ofronte material politik për partitë anti-emigracion të së djathtës së skajshme në vende si Franca, Gjermania dhe Italia.

Ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski tha në një takim të hënën në Bialystok, në Poloninë lindore, se shumë nga emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin polak “janë njerëz me viza ruse” – që do të thotë se në një moment u lejuan të hynin në Rusi përpara se të niseshin drejt Bjellorusisë dhe drejt Perëndimit.

“Minimalisht u inkurajuan dhe ndoshta edhe u rekrutuan për këtë operacion, kështu që ne e dimë se kush qëndron pas këtij operacioni”, tha ai. “Kjo synon të ketë një efekt politik – për të forcuar të djathtën ekstreme, e cila premton ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Evropian”.

Ministria e Brendshme në Gjermaninë fqinje, destinacioni kryesor për shumë emigrantë, ka evidentuar një tendencë në rritje të emigrimit të paautorizuar që lidhet me Rusinë dhe Bjellorusinë. Gjermania ia atribuoi pjesërisht rritjen masave të shtuara të ndërmarra nga zyrtarët rusë të sigurisë kundër emigrantëve të paligjshëm pas sulmit vdekjeprurës terrorist në një sallë koncertesh në Moskë në muajin mars.

Kritikët kanë akuzuar Rusinë nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin për veprime të ndryshme kundër Perëndimit në vitet e fundit, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhje, dezinformimin dhe fushatat e lajmeve të rreme, ndërhyrjet piraterike në kompjutera dhe helmimin e dyshuar jashtë vendit të armiqve të shefit të Kremlinit – akuza që Moska i mohon.

Sviatlana Tsikhnaouskaya, udhëheqëse e opozitës bjelloruse që jeton në mërgim, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se qeveria e zotit Lukashenko po përpiqet “të shantazhojë BE-në dhe ta trembë atë me valë emigrantësh jashtë kontrollit”.

“Këtu përputhen interesat e Lukashenkos dhe të Putinit”, tha ajo.

CILI DO TË JETË FATI I EMIGRANTËVE?

Të gjendur në mes janë vetë emigrantët, ndër ta shumë gra dhe fëmijë të bllokuar në këneta dhe pyje përgjatë kufirit. Gjatë muajit maj, vullnetarët në anën polake të kufirit u panë ndërsa i jepnin ujë një burri nga Algjeria.

Aktivistët e organizatave të ndihmave e kanë akuzuar qeverinë e zotit Tusk për politika të ashpra për kufirin. Ai vetë ka pranuar se shumë nga ushtarët gjenden në dilemën mes nevojës për të mbrojtur kufirin dhe simpatisë për punonjësit e ndihmave që duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Emigrantët që arrijnë ta kalojnë kufirin mund të aplikojnë për të përfituar mbrojtje ndërkombëtare brenda kufijve të BE-së. Kjo lloj mbrojtjeje jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Shumë prej tyre deportohen drejt vendeve të tyre.

Olga Cielemencka, aktiviste me Shërbimin Humanitar Vullnetar të Emergjencave Podlaskie, që ka premtuar se do ta ndihmojë gruan nga Somalia me dorën të lidhur me fasho, thotë se organizata e saj po përpiqet të ofrojë këshillim dhe ndihma për emigrantët.

“Por, mundësitë tona për të vepruar janë shumë të kufizuara”, tha ajo. “Nuk mund të bëjmë më shumë”./ VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Të mbijetuarit e Holokaustit u bëjnë thirrje të rinjve të votojnë në zgjedhjet evropiane

Të mbijetuarit e Holokaustit u bëjnë thirrje të rinjve të votojnë në zgjedhjet evropiane

“Reuters”: Shqipëria po ecën përpara me marrëveshjen me Italinë

“Reuters”: Shqipëria po ecën përpara me marrëveshjen me Italinë

Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi

Donald Trump rikthehet në fushatë elektorale pas vendimit që e shpalli fajtor
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com