Shqipëria nuk mundi të marr tre pikët e arta në shtëpi, që do t’i siguronin sipas llogaritjeve një përballje në play-off e më pas një mundësi për botërorin e vitit 2022.
Edhe pse me mungesa kuq e zinjtë rezistuan në pjesën e parë, por u ndëshkuan në minutën ’77 nga një gol i Karol Sëiderskit. Edhe hyrja shpresdhënëse e Brojës nuk mundi të bënte mrekullinë këtë herë, duke i zbritur kuq e zinjtë në vendin e tretë në grup me 15 pikë, ndërkohë që Polonia u ngjit në vendin e dyte me 17 pikë, pas Anglisë që kryeson me 20 pikë./Opinion.al