Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije ditën e sotme se Polonia do të dhurojë 100 mijë vaksina Pfizer.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Osmani ka falënderuar Poloninë dhe aleatët e tjerë të Kosovës që i qëndruan pranë në kohën e vështirë të pandemisë së COVID-19.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kosova pranoi 557 mijë vaksina, 503 mijë prej të cilave nga SHBA nëpërmjet COVAX dhe rreth 54 mijë të tjera nga një marrëveshje me Pfizer.
NJOFTIMI NGA VJOSA OSMANI
Për më tepër, sot u informova nga autoritetet ePolonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë./Opinion.al