Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me idenë e Hungarisë dhe Polonisë për të naluar importin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina.
“Jemi në dijeni të njoftimeve nga Polonia dhe Hungaria për ndalimin e importit të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina.
Ne kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet kompetente në mënyrë që të mund të vlerësojmë masat. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se politika tregtare është kompetencë ekskluzive e BE-së dhe, për rrjedhojë, veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, bën me dije një zëdhënës lidhur i BE lidhur me ndalimin e paralajmëruar nga Budapesti dhe Varshava.
“Në momente të tilla të vështira, është thelbësore të koordinohen dhe të harmonizohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, shton ai./Opinion.al