Aktualitet

Politikani I.M me dosje/ Vasili: Palaçollëqe, shpifin për kreun e Partisë së Lirisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 28/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Petrit Vasili në një prononcim për mediat jashtë dyerve të parlamentit ka folur për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve, se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Vasili i cilësoi akuzat e Autoritetit të Dosjeve si palaçollëqe antiligjore, ndërsa theksoi se janë shpifje për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Vasilit,  Autoriteti i Dosjeve ka akuzuar Metën me zero fakte dhe zero dokumente.

“Vetëm palaçollëqe antiligjore ku dhunohet dhe shkelet ligji dhe ku luftohet me çdo kusht për të sajuar dhe shpifur. Edhe afera e fundit e Autoritetit të Dosjeve është një zero i madh, një turp i madh. S’ka pasur asnjë informacion Kuvendi i Shqipërisë, ka pasur vetëm fjalë të përgjithshme për të hequr atë ankthin e tmerrshëm nga qindra mijëra fletë që ndodhen në SPAK dhe që do shkojnë të tjera.

Bëhet fjalë për zero çështje dhe sa i përket ligjit të Autoriteti të Dosjeve është ligj i propozuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë nga PS në 2014 sipas shembullit gjerman dhe është votuar gjerësisht nga e gjithë mazhoranca me gjithë votat e LSI. Ky ligj është siç e kanë kërkuar atë dhe është në fuqi. Ka zero shqetësim për dosjet e gjithçka, por shqetësim duhet të kenë për ata që kanë në gjirin e tyre. Por shpifjet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të dhimbshme, të shpifura.

Të gjitha përrallat me bashkëpunëtorë imagjinar, kanë vetëm një përgjigje, ndëshkim. Autoriteti i Dosjeve me zero fakte, zero dokumente dhe përgjegjësia është shumë e rëndë që bie në parlament që është kthyer në vegël të manipulimit dhe shpifjes.

Këto do marrin ndëshkimin e merituar dhe do përgjigjen para drejtësisë. Kur manipulon dhe shkel ligjin, dhe bën sikur i ke verifikuar dhe kërkon të bësh ligj, provoi edhe njëherë nevojën që të gjithë të jenë në këmbë sepse shteti është shkatërruar dhe nuk ka më shtet. Të gjitha janë të detyruar të jenë në këmbë”-tha Vasili.

Pas