Aktualitet

Politikani I.M me dosje/ Balla: Kërkon reflektim nga parlamenti, çështje serioze



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 28/07/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në seancën e sotme penale u ndal te njoftimi i Autoritetit të Dosjeve, se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Balla tha se kjo çështje kërkon reflektim urgjent nga parlamenti, ndërsa shtoi se shpreson që PD të reflektojë.

“Çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është çështjes procedure. Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe natyrshëm reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Urgjent nga ky parlament, në mënyrë të mëhershme. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Ata kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste. Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore dhe shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë.”, tha Balla.

Pas