Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikanët gjermanë kërkojnë ashpërsim të ligjeve të azilit

2016/12/26 at 5:31 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Politikanët gjermanë kërkojnë ashpërsim të ligjeve të azilit

Kurrë më parë ligjet e sigurisë dhe të azilit nuk kanë qenë kaq të ashpra sa tani. Po a është kjo zgjidhja për rrezikun terrorist?

As vetë te partitë konservatore unioniste nuk të kundërshtojnë kur u thua që ligjet e sigurisë dhe të azilit janë ashpërsuar. Kancelarja Angela Merkel konfirmon: “Mund të them se në dy vitet e fundit kemi ndërmarrë përpjekje të konsiderueshme për t’u përballur më mirë me rrezikun terrorist.”

Megjithatë, ka politikanë unionistë që nuk janë të qetë. Ata kërkojnë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjeve dhe para së gjithash të tonit.

“Duhet të ashpërsojmë tonin përballë partnerëve tanë të koalicionit. Të cilët kanë bllokuar një sërë projektligjesh, të cilat i ka hartuar ministri Federal i Brendshëm, De Maiziere, dhe që janë të gatshme në tryezë”, thotë deputeti i Bundestagut, Armin Schuster (CDU).

Konkretisht bëhet fjalë për dëbimet. Partitë unioniste duan ta zgjasin arrestin në pritje të dëbimit. Para së gjithash partitë unioniste kërkojnë që në arrestin për t’u dëbuar të sillen edhe të ashtuquajturit “rrezikues”. Por juristët thonë se pengesat juridike për këtë janë shumë të larta.

Avokati Thomas Oberhäuser kujton se kërkesat në fuqi janë në përputhje me kushtetutën e Gjermanisë. “Dikë që ka mendime të gabuara nuk mund ta shohësh pa e zgjatur si “rrezikues”. Por ne duhet të vëmë fakte në tryezë, të cilat edhe ta dëshmojnë që dikush është “rrezikues””.

Ngjashëm e sheh këtë edhe SPD, e cila përndryshe nuk pranon t’i thuash se e tepron me zemërbutësi për këtë temë. Eva Högl, deputete e SPD-së thotë se partia e saj “është absolutisht e mendimit, se të gjithë personat që nuk marrin mbrojtje në Gjermani duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Të kthehen ose vullnetarisht ose duhet të dëbohen. Atje ne duhet t’i intensifikojmë përpjekjet tona.”

Kthimet në vendet e origjinës, ky është megjithatë problemi kryesor. Në fillim të vitit 2016, ministri Federal i Brendshëm De Maiziere shkoi në Tunizi dhe kur u kthye kishte në bagazh dhurata  për policinë.

Megjithatë, marrëveshja e riatdhesimit me Tunizinë të lë për të dëshiruar, siç e tregon edhe rasti aktual i Amrit.

Kryetari i Shoqatës Gjermane të Gjykatësve, Jens Gnisa thotë se përveç Tunizisë, duhet përmendur edhe Maroku. “Për mua është skandal, që këto shtete refuzojnë dhe kundërshtojnë që t’i pranojnë shtetasit e tyre sërish në territorin e tyre shtetëror.”

Presioni po shtohet. De Maiziere tani do që t’i shpallë Tunizinë, Marokun dhe Algjerinë si shtete të sigurta të origjinës. Por këtë e bllokojnë Të Gjelbrit.

“Kur tani dëgjon të vijnë thirrje për të ashtuquajturat shtete të sigurta të origjinës, për ashpërsim në dëbime, kjo shpesh nuk ka të bëjë fare me faktin, nëse me këtë mund të pengohen atentate të rënda,” thotë Simone Peter, kryetare federale e Aleancës B90/Të Gjelbrit.

Megjithatë, tani në Berlin qarkullojnë shumë propozime dhe nuk mund të presësh ndryshe. Në janar, CSU do t’u mëshojë edhe njëherë propozimeve të saj.

/Deutsche Welle

Ju sugjerojmë

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

10 Korrik, 2025 4:44 pm
Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
Bota

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

10 Korrik, 2025 4:38 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Para
Tjetër tragjedi në futboll, mbyten 30 lojtarë e tifozë gjatë një udhëtimi me varkë në liqen

Tjetër tragjedi në futboll, mbyten 30 lojtarë e tifozë gjatë një udhëtimi me varkë në liqen

“Lavdrim Muhaxheri, xhelati i Ballkanit, ka mbërritur në Kosovë”

“Lavdrim Muhaxheri, xhelati i Ballkanit, ka mbërritur në Kosovë”

Misteri i maces me dy gjysmë fytyra !

Misteri i maces me dy gjysmë fytyra !

TE FUNDIT

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
10 Korrik, 2025

Policia e Shijakut ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë...

Lexo më shumë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja...

Lexo më shumë

Modric firmos për një vit me Milan

Modric firmos për një vit me Milan
10 Korrik, 2025

Luka Modriç sheh menjëherë nga e ardhmja. Menjëherë pas humbjes me Paris Seint Zhermen, që ishte edhe ndeshja e tij...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
10 Korrik, 2025

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të enjte në zonë e Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com