Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika kthen djathtas kudo në Europë

2018/09/11 at 4:07 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste të djathta. Në disa vende ato madje bashkëqeverisin.


Itali

Shokëve të idealit, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i uroi gjithë të mirat për votimet. Në Itali partia e tij “Lega Nord” është politikisht shumë më përpara se Demokratët Suedezë. Lega Nord vërtet që zuri vendin e tretë në zgjedhje, por bashkë me lëvizjen “Pesë Yjet” ajo u fut në koalicion si partneri më i vogël. Që atëherë, Salvini sundon skenën politike europiane me një politikë të fortë kundër të huajve, ai është aq prezent, sa madje disa e mbajnë atë për kreun e qeverisë. Gjuha e tij nxitëse dhe politika kundër të huajve gjejnë rezonancë. Gati 100 ditë pas hyrjes në koalicion, Lega Nord ndodhet në krye të sondazheve me 30%. Kujtojmë se në zgjedhje ajo arriti vetëm 17% të votave. Në drejtim të Merkelit, Salvini tha se ajo “nënvleftësoi rrezikun e konflikteve sociale, kur mendoi se kishte vend për qindra mijë njerëz në Gjermani.”

Austri

Partia populiste austriake e lirisë, FPÖ ka pasur përvojë qeverisëse më të gjatë. Në vitin 1999, kjo parti doli partia e dytë më e fortë në zgjedhjet e atëhershme parlamentare, dhe krijoi një koalicion me ÖVP. Tani po kjo aleancë qeveris nga viti i kaluar me kancelar, Sebastian Kurz. Por FPÖ nuk duhet të luftojë shumë për një kurs të fortë në politikën e azilit. Sebastian Kurz vetë u zhvendos djathtas me politikën e tij për të mbajtur refugjatët larg Austrisë. Por FPÖ shkon edhe një hap më tej. Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl kërkon t’i mbajë refugjatët “të përqëndruar”, gjë që solli reagime të forta dhe akuzën se ai po përdor gjuhën e nacionalsocializmit.

Gjermani

Në zgjedhjet e Bundestagut në shtator 2017, Alternativa për Gjermaninë, AfD arriti 12,6 të votave dhe me 94 vendet në Bundestag është partia e tretë më e fuqishme, dhe partia më e madhe opozitare. Miratimi për këtë parti vazhdon të rritet. Në sondazhet e fundit kjo parti ka arritur 15% të votave, dhe nganjëherë ajo arrin të kalojë vetë Partinë Socialdemokrate. Në disa sondazhe në Lindje AfD madje kryeson, duke kaluar edhe partinë CDU. Edhe pse ekspertët e politika e akuzojnë këtë parti për afrimitet me ekstremistët e djathtë dhe kërkojnë që të vëzhgohet nga Mbrojtja Kushtetuese, duket se asgjë nga këto nuk e ka dëmtuar AfD-në. Së fundmi kjo parti pritet të hyjë edhe në dy parlamentet e fundit të landeve në Bavari më 15 tetor dhe në Hesen më 28 tetor.

Francë

Kur Marinë Le Pen nga Front National doli në raundin e dytë për ballë Emmanuel Macron, shumë vëzhgues kishin theksuar se bëhej fjalë as më pak e as më shumë, por për të ardhmen e Europës. Proeuropiani Macron fitoi dukshëm përballë Marine Le Pen 66% kundrejt 34%. Prej atëherë duket sikur Le Pen doli nga skena, në fund ajo arriti të ndërrojë emrin e partisë në Lëvizja Kombëtare e Përgjithshme. Por shumë përkrahës presin që mbesa e Le Pen, Marechal Le Pen të marrë timonin për ta arritur me të fitoren. Megjithatë edhe në Francë armiqësia ndaj të huajve dhe skepticizmi ndaj Europës janë bërë pjesë normale.

Holanda

Para zgjedhjeve parlamentare në Holandë në mars 2017, në të gjithë Europën sundonte paniku mes partive tradicionale se çfarë rezultati do të arrinte Partia e Lirisë PVV e Geert Wilders. Rezultatet treguan kjo parti nuk doli triumfuese, por me rezultatin 13%, kjo parti zuri vendin e dytë, ndërkohë që socialdemokratët gati u shuan politikisht. Pas koalicionesh të vështira u arrit më në fund të krijohej një aleancë e qendrës më të djathtën. Por Wilders me qëndrimin e tij refuzues ndaj migrantëve dhe islamit vazhdon të sundojë skenën politike në Holandë. Ndërkohë me Thierry Baudets është krijuar një parti tjetër e ekstremit të djathtë që ndjek qëllime identike si Wilders. Baudet paraqitet si njeri i kulturës, luan piano dhe flet latinisht, duke iu drejtuar kështu shtresës së arsimuar. Kështu djathtistët nuk do i marrin vota njëri-tjetrit, por më shumë do t’i shumojnë ato./DW

Etiketa: Europëkthen djathtaspolitika


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Drake turpërohet publikisht, i dalin mesazhet private

Drake turpërohet publikisht, i dalin mesazhet private

Ja nga se vdiq ish-partneri i Ariana Grande-s. Del autopsia

Ja nga se vdiq ish-partneri i Ariana Grande-s. Del autopsia

Gjërat që meshkujt nuk i vënë re në takimin e parë

Gjërat që meshkujt nuk i vënë re në takimin e parë
















TE FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune
20 Maj, 2025

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani,...

Lexo më shumë

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit
20 Maj, 2025

Gjatë këtyre ditëve, kureshtja është rritur së tepërmi rreth bisedimeve të Presidentit të SHBA dhe homologut të tij rus, Putin....

Lexo më shumë

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
20 Maj, 2025

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues pasi nuk arriti të siguronte...

Lexo më shumë

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv
20 Maj, 2025

Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com