Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga puna që po kryhet në poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë.
Bëhet fjalë për një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat.
“MIRËMËNGJES,
dhe nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe sigurinë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.