Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia:Janë arrestuar 344 shoferë dhe pezulluar më shumë se 1mijë patenta

2021/08/03 at 4:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia:Janë arrestuar 344 shoferë dhe pezulluar më shumë se 1mijë patenta

Korriku ka qenë një muaj problematik sa i përket shkeljeve të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve. Kështu trogon bilanci i bërë nga Policia Rrugore.

Mësohet nga njoftimi zyrtar se 344 shoferë u arrestuan muajin e kaluar nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtim idhe 160 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu u pezulluan 1 mijë e 799 leje drejtimi si dhe në total u vendosën 46 mijë e 49 gjoba për drejtues mjetesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar, drejtim mjeti në gjendje të dehur, gara shpejtësie, shkelje semafori, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të rrezikshme e manovra me pasoja në rrugë, mospërdorim i rripit të sigurimit dhe i kaskës mbrojtëse janë evidentuar gjatë muajit që lamë pas.

Përgjatë muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 1799 leje drejtimi, nga të cilat 1123 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 424 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 252  për qarkullim në sens të kundërt etj.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 46049 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

?8146 për parakalime të gabuara, 5193 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 5809 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 7702 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë dhe 4545 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

?10456 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

?Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 3697 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës, si dhe 501 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike dhe anasjelltas kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të qarkullojnë brenda shpejtësisë së lejuar, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të respektojnë radhën në raste kur ka ngadalësim të qarkullimit për shkak të fluksit të madh të automjeteve.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Etiketa: arrestimpolici

Ju sugjerojmë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Kronikë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

15 Shtator, 2025 11:52 am
Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

15 Shtator, 2025 11:22 am
Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
Kronikë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

15 Shtator, 2025 11:02 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

15 Shtator, 2025 11:00 am
Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën
Rajoni

Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën

15 Shtator, 2025 10:49 am
Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike
Kryesore

Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike

15 Shtator, 2025 10:46 am
Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York
Aktualitet

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

15 Shtator, 2025 10:43 am
Berisha: I dështoi zgjatja e mandatit, Dumani po shkulte flokët dhe po qante
Aktualitet

Berisha: I dështoi zgjatja e mandatit, Dumani po shkulte flokët dhe po qante

15 Shtator, 2025 10:39 am
Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës
Bota

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

15 Shtator, 2025 9:38 am
Thyen xhamat e marketit dhe vjedh një shumë parash, arrestohet i riu në Tiranë
Kronikë

Thyen xhamat e marketit dhe vjedh një shumë parash, arrestohet i riu në Tiranë

15 Shtator, 2025 9:34 am
Para
Kritikoi trajnerin, atletja s’kthehet në Bjellorusi, kërkon azil

BE dhe SHBA kritikojnë përpjekjen për kthimin e atletes në Bjellorusi

Temperaturat e larta, aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Tragjas

Evakuohen banorët e 2 fshatrave, përkeqësohet situata nga zjarret

Shkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in

Shkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in

TE FUNDIT

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
15 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të...

Lexo më shumë

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
15 Shtator, 2025

Partisë Socialiste mblodhi sot grupin e saj parlamentarnë Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i punëve...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
15 Shtator, 2025

Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të...

Lexo më shumë

Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
15 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky "e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com