Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia:Fluks mjetesh në akset bregdetare,më shumë se 1000 gjoba në 24 orë

2021/08/28 at 3:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia:Fluks mjetesh në akset bregdetare,më shumë se 1000 gjoba në 24 orë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se vijon fluksi i lartë i qarkullimit të mjeteve në drejtim të zonave bregdetare apo në kthim të tyre. Njëkohësisht bëhet me dije se në 24 orët e fundit, 9 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe më shumë se 1000 gjoba janë vendosur për shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Si rezultat i kontrolleve me radar, në rrugën interurbane Tiranë–Elbasan, Përrenjës, Peqin, Kavajë, Bypass Fier, Vlorë e Gjirokastër, Rruga e Kombit, Lezhë e Durrës, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 98 km/h në qendrat e banuara, deri në 163 km/h në rrugët interurbane. Si dhe janë vendosur 261 masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, për shpejtësi që varionin deri në 127 km/h, në rrugët interurbane ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h. Janë vendosur 312 masa për parakalime të gabuara dhe 221 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 233 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 87 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 32 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l. Si dhe janë vendosur 78 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.28 mg/l. Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se akoma ka shumë fluks në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim nga këto zona, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, por të qëndrojnë në rradhë kur ka qarkullim të ngadalshëm për shkak të fluksit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Etiketa: fluksgjobapolicia

Ju sugjerojmë

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Para
Gazeta zvicerane thirrje në shqip, serbisht dhe portugalisht: Vaksinohuni

Gazeta zvicerane thirrje në shqip, serbisht dhe portugalisht: Vaksinohuni

154 refugjatë afaganë në Qytetin Studenti, do ruhen me patrulla policie

154 refugjatë afaganë në Qytetin Studenti, do ruhen me patrulla policie

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit?

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit?

TE FUNDIT

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
4 Tetor, 2025

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër...

Lexo më shumë

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
4 Tetor, 2025

Donald Trump beson në të. Ndoshta me disa rezerva, sepse gjithmonë ekziston rreziku që Hamasi ta pranojë planin e tij të...

Lexo më shumë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
4 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com