Ditën e sotme Policia e Tiranës ka zbuluar një shtepi që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike në Tiranë.
Dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe, ndërsa policia është ende duke bërë verifikimet.
Bëhet fjalë për një ndërtesë, në brendësi të të cilës janë gjetur lëndë narkotike. Operacioni vijon ende, teksa policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Laboratori është gjetur gjatë kontrolleve të ditës së sotme, një operacion i madh anti-drogë që ka përfshirë të gjithë vendin.