Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia zbardh bilancin për muajin Prill: Asnjë problematikë në fushatën zgjedhore

2023/05/01 at 12:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia zbardh bilancin për muajin Prill: Asnjë problematikë në fushatën zgjedhore

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë procesit të zgjedhjeve për qeverisjen vendore, Policia e Shtetit hartoi një plan masash të detajuar. Përgjatë muajit prill, falë masave të marra nga Policia, nuk janë evidentuar problematika gjatë zhvillimit te aktiviteteve nga partitë politike, në kuadër të fushatës zgjedhore.


Gjatë muajit prill, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, janë finalizuar 96 operacione policore për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe janë vënë në pranga 565 shtetas, 70 prej tyre të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë ka patur si rezultat, gjatë këtij muaji, finalizimin e 6 operacioneve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i angazhimit dhe mirëkoordinimit të punës së pandërprerë hetimore e kërkimore të strukturave hetimore vendore e qendrore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së ndodhur më datë 19 prill, në Shëngjin, ku u vra me armë zjarri një 51-vjeçar, në lokalin e tij.

4 prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje u vunë në pranga, në Britaninë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj britanike. Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen e 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të Policisë janë finalizuar 6 operacione, për zbardhjen e 2 vjedhjeve të kryera me anë të kanosjes me armë, në Kamëz dhe në Vlorë, dhe për zbardhjen e 4 ngjarjeve të ndryshme kriminale të ndodhura më parë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e 4 konflikteve me armë zjarri dhe të 5 konflikteve të tjera me mjete të mprehta.

Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve u godit në 114 raste, 24 prej tyre operacione policore të mirorganizuara, që goditën në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në sera dhe në terren të hapur. Rreth 3630 fidanë kanabisi u asgjësuan dhe 300 fara kanabisi u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit, duke përdorur edhe dronët.

Planet operacionale “Alpe të pastra”, “Masat parandaluese” dhe “Territori i pastër”, të nisura gjatë këtij muaji, do të vijojnë të godasin çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, në muajt në vijim.

Rreth 57 kg heroinë, 1.2 kg kokainë, rreth 120 kg kanabis dhe 2 pako me kanabis në formë çokollate, u sekuestruan si rezultat i 14 operacioneve të tjera për goditjen e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Kapshticë u goditën 2 raste të tentativës për të trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Greqisë. U sekuestruan 118 kg kanabis dhe rreth 2 kg heroinë e kokainë.

41.7 kg heroinë e ndarë në 62 pako, u sekuestruan nga strukturat për hetimin e narkotikëve të DVP Tiranë, gjatë megaoperacionit të koduar “Fusha e Kuqe”.

Në port Durrës u sekuestruan 13 kg e 750 gramë heroinë që do të trafikoheshin drejt Italisë. Operacioni “Terminali” që goditi këtë rast, çoi në pranga 2 shtetas.

3 grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në Fier dhe në Tiranë, u shkatërruan.

12 operacione goditën mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe tentativën për trafikimin e tyre.

Operacioni i koduar “Guns” goditi rastin e shitjes së një arsenali armësh që dyshohet se do të përdorej për krime kundër personit.

Operacioni i koduar “Kamuflimi”, në portin e Durrësit, goditi tentativën për të trafikuar drejt Anglisë, 8 pistoleta që ishin fshehur në një tavolinë që do të transportohej me automjet.

Si rezultat i 110 rasteve të evidentuara dhe të goditura në fushën e armëmbajtjes pa leje janë sekuestruar në total: 31 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, municion luftarak, pjesë armësh, dylbi dhe pajisje si të Policisë.

Goditja e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ka qenë fokus i punës së Policisë, gjatë këtij muaji. Si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe asaj vendore, në disa raste dhe me FRONTEX-in, u finalizuan 14 operacione dhe u sekuestruan 21 automjete që përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, në pikat e kalimit kufitar, si dhe shuma parash që ata kishin paguar për transportimin.

9 operacione të tjera janë zhvilluar nga strukturat policore vendore, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Policia iu ka gjetur dhe sekuestruar autorëve të dyshuar, automjete, shuma parash dhe sende me vlerë të konsiderueshme që i kishin vjedhur në banesa apo në ambiente të tjera.

Janë finalizuar 6 operacione dhe janë goditur 81 raste në fushën e krimeve ekonomike. 3 prej operacioneve goditën veprimtarinë e kundërligjshme në subjektet call center. 5 shtetas u vunë në pranga, 7 të tjerë në hetim, si dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme kompjuterike që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit janë zhvilluar 6 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, dhjetëra celularë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Shërbimet e Policisë Rrugore, nëpërmjet mjeteve inteligjente, vijojnë kontrollet në çdo aks të vendit, për të parandaluar aksidentet rrugore.

-Gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 154 drejtues mjetesh, prej tyre 98 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 56 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

-Gjithashtu, janë pezulluar 1468 leje drejtimi, prej tyre 1222 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 176 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, të bazuara në analizat e riskut, janë goditur: 2 raste të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, 7 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, 7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 13 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, 4 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 9 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Gjithashtu, janë goditur 14 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Si rezultat janë sekuestruar rreth 145 000 euro, 139 000 dollarë dhe 58 500 paund dhe janë vënë në hetim 14 poseduesit e tyre./Opinion.al

Etiketa: arrestimeoperacionepolicia e shtetitveprimtari kriminale


Ju sugjerojmë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Para
Rrëmbimi i dyfishtë në Sarandë, Hoxha: Pas tij fshihet grupi që vrau Aleksandër Sadikaj

Rrëmbimi i dyfishtë në Sarandë, Hoxha: Pas tij fshihet grupi që vrau Aleksandër Sadikaj

Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Përndiqte të miturën prej 1 viti, vihet në pranga 24-vjeçari në Elbasan

Rama sulmon Luçiano Boçin:Zar i Metës dhe Berishës. Më kujton Koçin te “Zonja nga qyteti”

Rama sulmon Luçiano Boçin:Zar i Metës dhe Berishës. Më kujton Koçin te "Zonja nga qyteti"
















TE FUNDIT

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
24 Qershor, 2026

Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston...

Lexo më shumë

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
24 Qershor, 2026

Teksa protesta kundër qeverisë hyri dje në ditën e saj të 24-t, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}