Pasditen e së mërkurës në të gjithë mediat shqiptare qarkulloi lajmi se dy shtetas shqiptarë, janë përfshirë në një sherr në Francë ku si pasojë të dy kanë humbur jetën. Policia e shtetit, në një njoftim për shtyp, ka hedhur poshtë faktin se viktimat e sherrit janë shtetas shqiptar. Sipas policisë lajmi është i vërtetë, por shtetësia e viktimave është e gabuar.
Njoftimi i policisë
Ditën e djeshme, e Mërkurë 20 Tetor 2017, disa media shqiptare shpërndanë lajmin e publikuar fillimisht nga disa gazeta franceze, lidhur me një “sherr për larje hesapesh me viktima shqiptarë”, ndodhur në mëngjes mes të rinjsh në qytetin e Poitiers, në departamentin e Viennes-France. Lajmi origjinal mban titullin “Poitiers: bagarre au couteau en pleine rue, deux Albanais blessés, deux Nord-Africans interpellés”. Pas verifikimit me instancat e sigurisë ne France sqarojme se:
Ngjarja është reale, por lajmi eshte i pasakte.
Dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë. Ju lutem na kontaktoni për çdo rast. Policia e Shtetit duke vleresuar rolin e medias, mbetet e gatshme per bashkepunim ne favor te informimit dhe transpareces se publikut