Bota

Policia turke sekuestron 5 ton drogë


               Publikuar në : 19:02 - 15/04/19 |
Opi Nion

5 ton drogë janë sekuestruar nga autoritet turke në ujërat ndërkombëtare të Detit Mesdhe .

Ministria e Brendshme e Turqisë përmes një njoftimi, shprehet se sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike u bë në kuadër të operacionit “Bashkimi”.

Po ashtu, mësohet se gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 13 persona.

Më herët, zyra e Prokurorit Publik si pjesë e hetimit ka marrë informacionin se droga do të sillej në Turqi nëpërmjet detit.

Pas marrjes së informacionit autoritetet kundër drogës nisën hetimet të cilat zgjatën katër muaj.  Hetimet bënë të mundur identifikimin e trafikanteve si dhe lidhjet e tyre për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Opinion.al E.Xh

Pas