Policia ka një person të dyshuar për grabitjen në Rinas. Madje ka qëlluar ndaj tij, por ngjarjen e ka mbajur të fshehtë. Akuzat i bën gazetari, Artan Hoxha. Ai doli në studion e TV ku punon, News 24 dhe denoncoi me emër, personin që po ndjek policia.
Duhet thënë se, për herë të parë përmendet një emër lidhur me ngjarjen e Rinasit.
“Policia dyshon tek shtetasi Klodian Çypi, banues në Derven të Fushë-Krujës. Policia e ka ndjekur Çypin teksa lëvizte me një fuoristradë dhe ka hapur zjarr ndaj tij pa paralajmërim”, deklaroi Artan Hoxha.
Sipas Hoxhës, personi në fjalë tashmë është fshehur dhe frikë që të dorëzohet, pasi polcia mund ta ekzekutojë.
Ngjarja ka ndodhur në Laç, një ditë pas grabitjes, tha më tej gazetari.
“Ai është person me precedentë penalë. Policia nuk jep asnjë të dhënë zyrtare për ndjekjen e Çypit”, u shpreh Hoxha.