SHKODËR- Një ndërhyrje e vështirë policore është duke u zhvilluar në këto momente në Shkodër, në lagjen Partizani. Policia dhe FNSH po tenton arrestimin e 4 grabitësve në një banesë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna armësh gjatë këtij aksioni.
Nga të dhënat e para mësohet se grabitësit kanë hyrë për të vjedhur banesën e një biznesmeni. Asnjë nga familjarët nuk ndodhet në banesë.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.
Lajmi në përditësim…