Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia serbe largon protestuesit prej dy stacioneve hekurudhore në Beograd

2024/08/11 at 1:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia serbe largon protestuesit prej dy stacioneve hekurudhore në Beograd

Rreth orës 5:30 të mëngjesit të së dielës, forcat policore të Serbisë i kanë larguar protestuesit që kanë bllokuar dy stacione hekurudhore në qendër të Beogradit, qysh prej mbrëmjes së 10 gushtit.


Ata i kanë bllokuar stacionet hekurudhore “Beograd qendër – Prokop” dhe “Novi Beograd”, pasi kanë mbajtur një protestë në qendër të kryeqytetit serb, kundër planeve për mihje të minierës së litiumit.

Një protestues i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë përdorur mburoja për t’i larguar protestuesit prej stacionit policor “Beograd qendër – Prokop”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se “në përputhje me ligjet e Serbisë dhe fuqitë ligjore”, është rikthyer trafiku hekurudhor.

Mes tjerash, është bërë e ditur se policia ka nisur proces penal kundër të gjithë pjesëmarrësve, për pengim të trafikut publik ndërkombëtar dhe rrezik të sigurisë së qytetarëve.

Në protestën e 10 gushtit, protestuesit fillimisht kanë nisur marshin në qendër dhe më pas janë nisur drejt urës Gazella.

Atje janë ndarë në dy grupe dhe janë nisur drejt stacioneve hekurudhore.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se bllokadat në dy stacione hekurudhore dhe rrugët e Beogradit, përbëjnë “tallje me demokracinë”.

Ai ka thënë se protesta është zhvilluar në atmosferë demokratike, mirëpo pas përfundimit të saj ka ndodhur “ajo që është pritur”.

“Sepse, kur kërcënoni çdo ditë, ndodh që dhuna triumfon”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Sipas tij, përmes bllokimit të trafikut dhe stacioneve hekurudhore “është zbatuar vullneti për territor i pakicës”.

Ai ka thënë se do të bisedojë me njerëzit që janë kundër minierës së litiumit.

“Do të flas me njerëzit”, ka thënë ai, duke paralajmëruar vizita në zonat e afërta ku pritet të nisin punimet.

Mijëra persona mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë, prej kompanisë Rio Tinto.

Aktivisti dhe njëri prej organizatorëve të protestës, Zllatko Kokanoviq, ka thënë më 10 gusht se bllokadat do të zgjasin derisa të miratohet kërkesa për një ligj që ndalon eksploatimin e borit dhe litiumit.

Sipas tij, bllokadat do të organizohen në tri deri në pesë pika tjera, nëpër qytete të ndryshme në Serbi.

Pas protestës së 10 gushtit, Rio Tinto ka vlerësuar se “është duke u kryer fushatë intensive e dezinformimit kundër projektit Jadar, përmes së cilës po përhapen lajme të rreme dhe pretendime të pavërteta, kinse projekti do të ketë ndikim shkatërrues në ambient dhe në shëndetin e njerëzve”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë tjerë të lartë kanë thënë se synimi kryesor i protestës është “rrëzimi i Qeverisë”.

Vuçiq ka folur vazhdimisht me tone pozitive për projektin “Jadar”, dhe ka thënë se miniera e litiumit duhet të nisë punën më 2026, nëse “ofrohen garanci që nuk do të rrezikohet ambienti dhe jeta e njerëzve”.

Më 6 gusht, ministri serb i Shëndetësisë, Zoran Lonçar, e ka prezantuar një ekip të ekspertëve shëndetësorë, të cilët, sipas tij, do të vlerësojnë ndikimin e minierës së litiumit te shëndeti i njerëzve.

Disa ekspertë vendorë dhe të huaj vlerësojnë se procesi i eksploatimit të litiumit përcillet me pasoja në ambient, si dhe me ndotje të ujit dhe tokës./REL



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Para
Veliaj shfaqet në krahë të Dudaev: Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024!

Veliaj shfaqet në krahë të Dudaev: Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024!

Irani dhe Rusia e shohin Afrikën si tokë mundësish

Irani dhe Rusia e shohin Afrikën si tokë mundësish

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare bllokon 44 mjete lundruese

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare bllokon 44 mjete lundruese
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
17 Tetor, 2025

Ditën e premte parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
17 Tetor, 2025

Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe...

Lexo më shumë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com