Aktualitet

Policia sekuestron kokainë në Tiranë, prangosen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 29/05/21 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Bëhet me dije se të arrestuarit shpërndadin kokainë në doza të vogla.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet R. D., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë dhe një 30-vjeçar, i identifikuar me inicialet Rr. M. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ai qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza./Opinion.al

Pas