Kronikë

Policia sekuestroi 2.2 tonë kokainë në Peru, kush janë dy trafikantët shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 14/06/22 |
Opi Nion

Policia sekuestroi në Peru 2.2 tonë kokainë me destinacion Holandën., ndërsa sipas hetimeve në rrjetin e trafikantëve ishin të përfshirë dhe dy shqiptarë.

Mësohet se Shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës janë Franc Malo dhe Gentjan Meta të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Sipas policisë kundër narkotikëve, trafikantët e drogës frekuentonin ambientet e një kompanie agroindustriale me vendndodhje në Moche.

“Dy përfaqësues të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, të cilët kanë ardhur në Peru me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonë kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën. Ata janë shtetasit shqiptarë Franc Malo dhe Gentjan Meta. Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruan media peruane.

Pas