Gjatë periudhës janar–korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se materialet për këto raste janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
“Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,” thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al