Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia Rrugore bën bilancin: Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 24 729 masa administrative

2024/08/18 at 9:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia Rrugore bën bilancin: Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 24 729 masa administrative

Policia Rrugore ka shtuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Shkak është bërë fluksi shumë i lartë i automjeteve drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave të mëdha të banimit.

Në të gjithë vendin janë pezulluar 168 leje drejtimi, ndërkohë janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Ndërsa bëhet me dije se janë vendosur 24 729.

Mësohet se 9 234  masa administrative janë vendosur për qëndrim të gabuar, 7 234  të tjera për shpejtësi tej normave të lejuara, 356 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, 1 542  masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 341  masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

Drejtoria e Policisë Rrugore:

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, bazuar dhe në analizën e rrezikut si pasojë e shkeljeve të evidentuara nga shërbimet e Policisë, si dhe nisur nga fluksi i madh i lëvizjes në të gjitha akset kryesore nacionale, zonat bregdetare, qendrat urbane dhe zonat turistike, Policia Rrugore ka intensifikuar masat.

Masat kanë konsistuar dhe konsistojnë në monitorimin intensiv të lëvizjes së automjeteve, në shtimin e patrullave të lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë, si dhe në koordinimin e veprimeve me shërbimet e tjera të Policisë, si Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme.

Njëkohësisht janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe të Elbasanit.

Gjithashtu, masa janë marrë në bashkëpunim me shërbimet e tjera të policisë për garantimin e sigurisë rrugore dhe asaj publike gjatë aktiviteteve festive.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave:

– Janë pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

– Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:

– 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara;

– 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 3 332 për parakalime të gabuara;

– 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 219 për manovra të rrezikshme në rrugë;

– 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

– 9 234 për parkim të gabuar;

– 1 213 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Ju sugjerojmë

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

21 Janar, 2026 1:26 pm
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
Para
E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Humb jetën 55-vjeçari në një lokal në Vorë

Maduro fillon shtypjen e bazës së tij, të varfrit e Venezuelës

Maduro fillon shtypjen e bazës së tij, të varfrit e Venezuelës

Tensionet në Veri, Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, rrezikojnë integrimin

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Antony Blinken sërish në Izrael

TE FUNDIT

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
21 Janar, 2026

"Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit". Kështu...

Lexo më shumë

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
21 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Europa “nuk po shkon në drejtimin...

Lexo më shumë

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
21 Janar, 2026

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse Partia Demokratike do të votojë aderimin e Shqipërisë...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
21 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com