Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia rrethon Teatrin Kombëtar, Liçaj: Do e mbrojmë, nuk dorëzohemi

2020/05/13 at 7:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia rrethon Teatrin Kombëtar, Liçaj: Do e mbrojmë, nuk dorëzohemi

Ditën e sotme Policia Bashkiake ka rrethuar këtë pasdite Teatrin Kombëtar, i cili ka kaluar zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Policia ka ngjitur vendimin e qeverisë te dera e Teatrit Kombëtar, ndërsa iu ka kërkuar artistëve të lirojnë godinën.

Ndërkohë, ky vendim është kundërshtuar nga artistët. Neritan Liçaj, një nga qëndrestarët kundër prishjes së Teatrit Kombëtar prej më shumë se dy vitesh është shprehur se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj e kanë të humbur betejën e tyre kundër artistëve të cilët mbrojnë godinën simbol të kulturës dhe artit shqiptar.

Ai i bëri thirrje SPAK, prokurorisë së përgjithshme dhe të gjithë institucioneve të tjera që kanë për detyrë të mbrojnë Teatrin,  të tregojnë dinjitet. Liçaj tha se VKM për kalimin e Tatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë është e paligjshme pasi ende është në fuqi ligji special Fusha.

“Kryeministri i ra vetes në shpullë kur tha se kam që në ’98 që dua të prish Teatrin, ka 22 vjet që nuk e prish dot. Kemi vetëm një armik të vetëm, Edi Ramën që i është qepur këtij Teatri.Kush është ky zotëri që do të vedosë mbi fatet e artit dhe kulturës? Pse? Që të bëjë kulla dhe lekë për vete. Jam i bindur siç e kemi mposhtur këto 22 vjet dhe këtë periudhë, do ja dalim dhe kësaj radhe. Por mendoj se këta me Teatrin Kombëtar duan të spostojnë vëmendjen nga varfëria. Largimi i shqiptarëve, keqmenaxhimi i pushtetit, tërmetit dhe pandemisë. Kjo është më budallaqe nga ana e Ramës dhe Veliajt. Kanë ardhur tre policë bashkiakë dhe ca civilë, 25-30 vetë. Kanë dashur të futen me forcë në Teatrin Kombëtar duke nxjerrë një fletë bakalli atje që thotë se e marrim në dorëzim Teatrin Kombëtar. VKM është e paligjshme përderisa ligji special Fusha është akoma në fuqi dhe nuk ka rënë siç gënjen  kryetari i pavotuar dhe i paligjshëm i bashkisë Tiranë, që gënjen gjithmonë. Ligji bie kur qeveria e tërheq nga parlamenti, një gjë të tillë nuk e ka bërë. Boll me broçkullat e të pavotuarit dhe të paligjshmit Erion Veliaj, nuk gënjen dot më kaq ashiqare. Nuk mund të marrë me një defter bakalli një pronë kombëtare që i takon Ministrisë së Kulturës.Edhe shteti shqiptar nuk e shemb dot këtë Teatër se është në paligjshmëri dhe i kapur në aferën korruptive. Për të bërë miliona për vete do të shembë një nga institucionet kryesore të artit dhe kulturës në Shqipëri, për të cilat shqiptarët janë larë në gjak në shekuj. Do të marrë këto dy teatro kombëtare se do të bëjë lekë vetë ai përmes kullave dhe betonizimeve”,- tha Liçaj./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
COVID-19/ Gjermania njofton hapjen e kufijve më 15 qershor

COVID-19/ Gjermania njofton hapjen e kufijve më 15 qershor

Rreth 5% e popullatës spanjolle kanë imunitet ndaj koronavirusit

Rreth 5% e popullatës spanjolle kanë imunitet ndaj koronavirusit

Detaje mbi organizimin e Lidhjes së Prizrenit dhe dy misionet e saj

Detaje mbi organizimin e Lidhjes së Prizrenit dhe dy misionet e saj

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com