Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Policia po arreston qytetarët e Unazës së RE”

2019/10/11 at 8:32 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Policia po arreston qytetarët e Unazës së RE”

Partia Demokratike ka denoncuar veprimet e policisë ndaj banorëve protestues të Unazës së Re. Sipas selisë blu, zona e Unazës së Re është e mbushu me punonjës policie civil, ndërsa thekson se po kryen arrestime pa asnjë motiv.

Po ashtu, PD shprehet se policia ka arrestuar operatorin e Shijak TV, Ledio Gunin, pasi po filmonte veprimet e policisë ndaj qytetarëve.

“Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës. E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi”-shprehet PD.

Banorët e Unazës së re protestojnë kundër projektit i cili prek banesat e tyre. Ata janë shprehur gjatë protestave që janë zhvilluar prej disa muajsh, se nuk do të lejojnë shembjen banesave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE 

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës. E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.  Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore. Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor. drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025 4:40 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma
Bota

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

20 Korrik, 2025 4:19 pm
Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë
Aktualitet

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

20 Korrik, 2025 4:06 pm
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

20 Korrik, 2025 3:55 pm
Para
Hahn: Problemet e Shqipërisë nuk duhet të dëmtojnë Maqedoninë e Veriut

Hahn: Problemet e Shqipërisë nuk duhet të dëmtojnë Maqedoninë e Veriut

Droga në Brazil/ Media Italiane: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

Droga në Brazil/ Media Italiane: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Skrapar/Fëmija 1 vjeç e gjysmë bie në kazanin e rakisë,në gjendje të rëndë

TE FUNDIT

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
20 Korrik, 2025

Një traget me pasagjerë, KM Barcelona 5, që po udhëtonte nga Talaudi drejt Manados në provincën e Sulavesit të Veriut...

Lexo më shumë

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
20 Korrik, 2025

Këtë sezon turistik edhe në bregdetin e Lezhës janë shtuar hapësirat publike. Pushuesit në këtë ditë korriku thonë se janë...

Lexo më shumë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
20 Korrik, 2025

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së...

Lexo më shumë

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
20 Korrik, 2025

Agroni dhe Shpëtimi janë dy vëllezër të cilët kanë vendosur që të ballafaqohen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com