Kronikë

Policia: Pezullohen 221 leje drejtimi, arrestohen 5 drejtues mjetesh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 26/06/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore deklaron se gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje rregullave të qarkullimit rrugor.

Konstatohet se shkeljet nga ana e drejtuesve të mjeteve janë, parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim i mjetit në gjendje të dehur, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Policia bën me dije se janë skanuar 221 shpejtësi mbi normat e lejuara. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, është vendosur gjobë për parakalime të gabuara ndaj 341 drejtues mjetesh;

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues motomjetesh  për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi./ Opinion.al

Pas