Policia e Shtetit përmes një njoftimi të shkurtër ka konfirmuar lajmin e dale ne media për zbulimin e laboratorit të drogës në Has, ndërsa detajet pritet të bëhen të ditura në orët në vazhdim.
Deklarata e policisë
Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes kane zhvilluar nje operacion antidroge ku eshte zbuluar nje objekt qe dyshohet se perdorej per perpunim te drogave te forta.
Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit.