Aktualitet

Policia pengon Avokatin e Popullit të takojë studentët që qëlluan Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:57 - 02/11/15 |
b.f

Përfaqësues të Avokatit të Popullit  nuk janë lejuar të hyjnë në ambjentet e brendshme të Drejtorisë së Policisë, ku po mbahen 8 studentët e ndaluar, që sulmuan me vezë ditën e sotme Kryeministrin Rama. Zyra e avokatit të popullit që e konfirmon këtë lajm, përmes një njoftimi për mediat, ne te cilin thuhet:

“Përfaqësueset e Avokatit të Popullit fillimisht u penguan të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese, duke mos u lejuar të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Pas qëndrimit tonë, të bërë publik edhe në media, në ambientet e Drejtorisë së Policisë u lejua të hyjë vetëm njëra nga ekspertet e Avokatit të Popullit. Për këtë arsye institucioni ynë ka nisur një tjetër hetim për të zbuluar personat dhe shkaqet e ndalimit të ekspertëve të Avokatit të Popullit për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, atë të verifikimit nëse ndaj studentëve është ushtruar dhunë ose jo”.

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas