Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia njoftoi zbulimin e tunelit të drogës, si u rrëzuan akuzat për të arrestuarit

2023/03/21 at 4:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia njoftoi zbulimin e tunelit të drogës, si u rrëzuan akuzat për të arrestuarit

Më datë 17 Mars, Policia njoftoi zbulimin e një ish-tuneli të ushtrisë në zonën e Krastës në Krujë që shërbente për kultivim kanabisi.


390 bimë kanabisi u sekuestruan në këtë tunel dhe 5 persona u arrestuan nga policia, 2 prej të cilëve elektriçistë të zonës.

Të arrestuarit ishin H.Selimi 61 vjeç, R.Halili 58 vjeç, A.Selimi 21 vjeç dhe dy elektriçistët e OSHEE në zonë E.Halili dhe O.Farruku.

Policia i arrestoi të pestë nën akuzat e kultivimit të bimëve narkotike, vjedhje e energjisë elektrike, organizim i lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Por ditën e hënë, kur dolën për masë sigurie para Gjykatës së Krujës, të gjithë këta persona u lanë të lirë me masë sigurie detyrim paraqitje. Edhe Prokuroria kërkoi lirimin e tyre, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus sigurie vendimin për dhënien e masës së sigurisë dhe aty evidentohet se asnjë prej 5 të ndaluarve  nga policia nuk ka akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, por vetëm për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Gazetari Spartak Koka, i cili ishte në zonën e Krastës në Krujë, zbuloi se në të vërtetë janë 5 tunele që kanë shërbyer për kultivim droge dhe jo 1 siç ka njoftuar Policia më 17 Mars.

“Ajo që ishte më flagrante akoma më tej në këtë marrëdhënie të tendosur mes policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës, është vlerësimi i paligjshëm i arrestit për 4 nga 5 personat e arrestuar nga strukturat e policisë dhe të përcjella në media me kaq shumë pompozitet. Gjykata ka vlerësuar të paligjshëm arrestin në flagrancë të R.Halilit, H.Selimit, O.Farrukut dhe të E.Halilit.

Ka konsideruar të ligjshëm vetëm arrestimin e A.Selimit 21 vjeç dhe jo për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike por për organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Dhe gjithë ky operacion policie tashmë me gjithë këto zhvillime të cilat dhe në media nuk janë bërë publike, ka patur një terr të informacionit tërësisht dhe tashmë kuptoni dhe ju përse Policia e Shtetit dhe Policia e Krujës nuk ju përgjigj pozitivisht ftesës për të ardhur dhe për të na prezantuar prova e fakte apo të dhëna të tjera në lidhje me këtë operacion të cilin ata e konsideruan të suksesshëm.

Sigurisht është e suksesshme të shkatërrosh laboratore të tilla, por është e padrejtë dhe e paligjshme të arrestosh njerëz totalisht pa prova e pa fakte e t’i fusësh në burg si kultivues të bimëve narkotike dhe të ngresh ndaj tyre 3 apo 5 akuza dhe mos paraqesësh në Prokurori dhe në Gjykatë asnjë provë e cila do të vërtetojë implikimin e këtyre personave në këtë veprimtari të paligjshme”, thotë gazetari Spartak Koka./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
Politikë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

8 Qershor, 2026 10:33 pm
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026 10:10 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu: Lufta me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaruar ende

8 Qershor, 2026 9:23 pm
Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron veting në gjyqësor,pas kritikave të DASH

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron veting në gjyqësor,pas kritikave të DASH

Miqësia mes dy miliarderëve, Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Buffett

Miqësia mes dy miliarderëve, Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Buffett

Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe

Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}