Policia u bën apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë drejt Kakavijës por të shfrytëzojnë edhe pikën kufitare të Kapshticës.
Në reagimin e saj policia bën me dije se nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi. Një numër më i kufizuar do hyjë në shtetin grek. Gjithashtu do të merren masa nga autoritetet shëndetësore greke.
Bëhet me dije se Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj po zhvillon takime ne doganën greke me homologët e policisë kufitare greke që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për realizimin e tamponeve.
Radha e automjeteve që presin të kalojnë në Greqi nga pika kufitare e Kakavijës ka shkuar rreth 20 kilometra ndërsa qytetarët kanë kaluar 3 net në automjetet e tyre.
Pika kufitare Kapshticës pati një normalizim ditën e djeshme por mëngjesin e sotmë është përballur sërish me radhë kilometrike automjetesh. /Opinion.al