Forcat operacionale të policisë shqiptare do të kenë uniforma të reja. Pas dështimit të projektit të parë, ku uniformat dolën skarco dhe nisën hetimet për tenderin, Rama dhe Tahiri kanë prezantuar të tjera uniformca për policinë. Sipas Kryeministrit Edi Rama, këto janë dhuratë nga Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Gjatë një aktiviteti që u zhvillua sot në oborrin e Ministrisë së Brendshme, Rama u shpreh se “dua qysh në fillim të shpreh mirënjohjen për qeverinë turke dhe veçanërisht Presidentin Erdogan që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot policia jonë e shtetit të jetë njësosj si të gjitha policitë e zhvilluara”.
Sipas tij. mungesa e uniformave për shërbimet operacione përbënte problem. Ai hodhi poshtë kritikët që thonë se kjo është një fasadë. Për Ramën, uniforma është pjesë e pazëvendësueshme e të qenit punonjës i policisë së shtetit.
Më tej ai theksoi se “para 3 vitesh, policia ka qenë një ndër tre institucionet më të korruptuara, por nga anketat kemi vënë re se ky perceptim është përmbysur se policia është institucioni më i besuar në vend”.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se policia sot sulmohet pasi nuk i shërben askujt përveç ligjit. Ai njoftoi dy iniciativa të reja, policimin në komunitet dhe hapjen e dyerve të Policisë së Shtetit për të rinjtë dhe të rejat që duan t’u shërbejnë qytetarëve vullnetarisht.
/Opinion.al
Foto e video: Uniformat e reja te policise