Aktualitet

Policia: Lagështirë në rrugë, të ngarkuara akset drejt Tiranës dhe Morinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 18/07/21 |
Opi Nion

Policia vijon kontrollet e shtuara në akset rrugore të vendit, ndërsa raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 39 leje drejtimi.

Ndërkohë nga kontrollet e shpejtësisë me radar janë regjistruar automjete që qarkullonin me shpejtësi deri në 170 km/h.

“Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve”, njoftoi policia duke bërë të ditur se akset rrugore në drejtim të Tiranës dhe Morinës vijojnë të kenë fluks të shtuar mjetesh, ndërsa njoftohet për prezencë të lagështirës dhe ujit në të gjitha akset rrugore.

“Në akset rrugore në drejtim të Tiranës dhe Morinës, përgjatë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të shtuar të automjeteve që kthehen nga zonat bregdetare, si dhe në të gjitha akset rrugore ka prezencë të lagështirës dhe të ujit në rrugë, ndaj Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas