Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kontrolleve u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të tjera të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 28 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Mësohet se janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al