TIRANË- Është vënë në pranga sot Mir (Dashnor) Kotarja i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, 34 vjeçari është bashkëpunëtor i Bledar Zefit, i cili u arratis një ditë më parë nga Komisariati nr. 3 në Tiranë. Forca të shumta të policisë janë angazhuar për gjetjen e tij. Zefi dhe Kotorja dyshohet se kanë kryer krime të Itali dhe shteti shqiptar i kishte shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian.