Policia vijon kërkimet për gjetjen e parave të grabitur pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në banesat e të arrestuarve, si dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.
Familjarët e Elton Piklit dhe Oltian Veselit të arrestuar si të përfshirë në grabitje, nuk kanë pranuar të flasin për mediat.
Por, jashtë kamerave familjarë të Veselit shprehen se djali i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen. Ata thanë se policia ka kontrolluar banesën, por nuk ka gjetur asgjë që mund të lidh djalin e tyre me grabitjen.
Ndërkohë, prokurorët kanë marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit dhe miqtë e të arrestuarve, por deri më tani ende nuk ka një deklaratë zyrtare nëse autoritetet kanë rënë në gjurmët e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit./ Opinion.al E.Xh.