Dy adoleshentë që vodhën para nga arka e Kishës në Fushë Arrëz pas meshës së të dielës janë kapur nga policia.
Sipas një njoftimi të forcave blu janë kapur 14-vjeçarët me iniciale A. V. dhe M. Gj., banues në Fushë -Arrëz.
Ata u shoqëruan për në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz pasi u janë gjetur sasia e lekëve të vjedhura në Kishën Kristjane Fushë Arrëz më herët gjatë ditës.
Policia tha se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes