Policia e Vlorës ka kapur një makinë “BMë-X5” të ngarkuar me 215 kg marijuanë por trafikantët i kanë ikur. “Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht, ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban, me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Kjo nuk është hera e parë kur policia arrin të bllokojë lëndën narkotike, por trafikantët arratisen.